Home Shendetesi Ataku ne zemer: ja kush jane metodat per parandalimin e tij

Ataku ne zemer: ja kush jane metodat per parandalimin e tij

921
0

Çfarë është ataku në zemër?
Zemra është e mbështjellë me 3 arterie, të cilat bëjnë të mundur furnizimin e saj me gjak dhe oksigjen. Nëse një trombozë gjaku zhvillohet në një nga këto arterie, furnizimi me gjak në muskujt e kësaj pjese të zemrës do të ndalojë, kjo është e njohur si ataku në zemër. Në të shumtën e rasteve, ataku i zemrës shkakton dhimbje të vazhdueshme të kraharorit. Pjesa e muskulit, e cila nuk furnizohet totalisht me gjak apo oksigjen pushon së funksionuari në mënyrën e duhur nëse tromboza e gjakut nuk shpërndahet me shpejtësi. Kjo sëmundje shfaqet tek njerëzit mbi moshën 20-vjeçare. Meshkujt janë gjinia më e prekur.
Simptomat
Dhimbje e kraharorit kryesisht në pjesën e majtë të tij.
Përhapje e dhimbjes në krahun e majtë. Dhimbja mund të përhapët gjithashtu dhe në dorë, vesh ose në krahun e djathtë dhe gjithashtu në stomak. Vështirësi në frymëmarrje me ose pa dhimbje si dhe marrje mendjeje ose të fikët e shoqëruar me dhimbje. Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme të kraharorit apo nëse ndonjë nga simptomat e mësipërme ndodhin papritur, mund të jetë shfaqur kjo sëmundje. Nëse ju keni dyshime për atakun në zemër, duhet të pini menjëherë një aspirinë, pasi ajo do t’u qetësojë pak dhimbjen deri në mbërritjen në spital, por pa ju kapur paniku, pasi kjo do të mund të përkeqësonte gjendjen tuaj.
Kurimi
Në fillim pihet një aspirinë, tabletë 300 mg, nëse nuk është pirë më përpara nga vetë pacienti. Aspirina ndalon pllakëzat e gjakut (qeliza të vogla të gjakut) të ngjiten me njëra-tjetrën në trombozë. Mjekimi për shpërndarjen e trombozës është forma e parë e rekomandueshme nga mjeku, e futur drejtpërdrejt në venën e krahut. Një formë tjetër kurimi është edhe përhapja e menjëhershme e venave të fshehura, duke përdorur aerostat (balonë), e cila kryhet tek ata pacientë që kanë tension të ulët të gjakut. Identifikimi i shpejtë i sëmundjes bën të mundur kurimin më të shpejt dhe me më shumë rezultat.
Mjekimet e mëvonshme
Aspirinë
Aspirina rekomandohet tek të gjithë pacientët, përveç atyre konsumimi i të cilëve u shkakton efekte të rënda anësore. Ajo bën të mundur hollimin e gjakut dhe parandalimin e përparimit të sëmundjes. Pacientët duhet të pinë aspirinën gjatë gjithë jetës së tyre.
Kalciumi
Bllokuesit e kalciumit ulin tensionin e muskujve të gjakut në arterie, duke i shpërndarë dhe mundësojnë në këtë mënyrë një rrjedhje më të madhe të gjakut. Kalciumi gjithashtu qetëson muskujt e zemrës dhe pakëson nevojën për oksigjen.
Diuretik
Diuretikët janë ilaçe që ndihmojnë trupin të nxjerrë jashtë lëngje dhe kripëra të panevojshme dhe ul tensionin e gjakut.
Mjekim për uljen e kolesterolit
Nëse niveli i kolesterolit në gjak është shumë i lartë, këto mjekime ndihmojnë në uljen në mënyrë natyrale të prodhimit të kolesterolit në mëlçi.
Pasojat fizike
Nëse jeni prekur nga sëmundje e atakut në zemër, një plagë (scar) do të zhvillohet në muskujt e zemrës dhe kjo pjesë e muskulit nuk do të kryejë funksionin e duhur, pra do të funksionojë jo mirë. Një pjesë e mirë muskulit bashkues indesh dhe mekanizmi pompues humbet. Ky dëmtim i zemrës shkakton humbjen e aftësive fizike tek pacienti. Ndjesia e të qenit gjithmonë i lodhur dhe i përgjumur është gjithashtu një pasojë.
Pasojat psikike
Depresioni është një nga pasojat më të rënda që i shkaktohen një njeriu pasi ai është prekur nga kjo trombozë, me ndjesinë e të qenit të lodhur psikologjikisht. Shumë njerëz tremben se mund të kenë një rikthim të sëmundjes, gjë që ndikon ndjeshëm më gjendjen e tyre shpirtërore.

Këshilla

1-Bëni 20 minuta ushtrime fizike, tri herë në javë
2-Bëni një shëtitje me biçikletë, do të ndihmojë në ndalimin e ngritjes së nivelit të kolesterolit dhe pakësimin e rrezikut kardiovaskular.
3- Ndiqni një dietë të shëndetshme.
4- Hani vetëm peshk ose pulë dhe evitoni konsumimin e mishit të kuq.
5-I gjithë ushqimi duhet të piqet dhe asnjë lloj ushqimi nuk duhet të skuqet.
6- Përdorni sa më shumë zarzavate dhe fruta në gatimet tuaja.

Gjysmë ore seks në të mirë të zemrës

Ka rezultuar e saktë shprehja e paraardhësve se “nuk ka dietë më të mirë se sa seksi”. Ushtrimi fizik 30 minuta në ditë 5 herë në javë është kundërpërgjigjja më e mirë për shqetësime kardiake në përgjithësi. Mesazhi u dërgohet në përgjithësi njerëzve që janë mbi 50 vjeç, që për shkak të moshës dhe peshës nuk i “kanë mirë punët” me zemrën e tyre. Studimi ka treguar se raporti seksual është një nga shumë aktivitetet që shërben për të vënë larg zemrën nga sëmundjet dhe ataku, duke qenë se 20% e goditjeve në zemër ndodh tek personat që nuk kanë një jetë seksuale shumë ritmike. Sigurisht për t’i ardhur në ndihmë kësaj mënyre shumë të kënaqshme për t’u ruajtur nga kjo dobësi, duhet një dietë shumë e mirë, kujdes për veten dhe mbi të gjitha ushtrime fizike.

Vaji i ullirit parandalon atakun në zemër

Një stil mesdhetar i dietës së lartë të vajit të ullirit dhe ushqime të tjera vajore është dieta klasike për më se 8 milionë amerikanë që kanë vuajtur nga ataku në zemër dhe kërkojnë të evitojnë përsëritjen e tij. Njerëzit në çfarëdo diete kanë rrezik më të lartë për të pasur një atak të dytë në zemër, një goditje, apo probleme te tjera me zemrën krahasuar me persona të tjerë që hanë në mënyrë të zakonshme. Mjekët janë shprehur se zgjidhja më e mirë për të parandaluar një tjetër problem me zemrën është konsumimi sa më i tepërt i ushqimeve që shoqërohen me vaj ulliri. “Duhet të ndjekim shembullin e mesdhetarëve që konsumojnë 40% kalori në ditë, kjo do ta ulte numrin e të sëmurëve me zemër”, është ka përfunduar studiuesi Eric Melean.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here