Home Aktualitet Llotaria Amerikane: Ja kush eshte procedura e plote e aplikimit

Llotaria Amerikane: Ja kush eshte procedura e plote e aplikimit

44375
163

Programi i Vizave të Emigrantëve të Diversitetit i autorizuar nga Kongresi administrohet në bazë vjetore nga Departamenti i Shtetit dhe mbikqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA). Seksioni 131 i Aktit të Emigracionit i vitit 1990 (Pub. L. 101-649) u ndryshua në Aktin e Kombësisë 203 dhe mundëson një kategori emigrantësh të njohur si “emigrantët e shumëllojshmërisë”. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit parashikon një maksimum prej 55.000 vizash emigrimi llotarie (DV) për çdo vit fiskal që u vihen në dispozicion personave nga vendet me nivel të ulët emigrimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për vitin fiskal 2012, do të jenë të disponueshme 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (të llotarisë).

Programi vjetor i llotarisë i bën vizat të disponueshme personave të cilët plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e llotarisë. Vizat shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike, ku pjesa më e madhe e vizave do t’i shkojë rajoneve me raport më të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë nuk u shkon shtetasve të vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në periudhën e pesë viteve të fundit. Një shtet i vetëm brenda çdo rajoni gjeografik nuk mund të marrë më shumë se shtatë përqind të vizave të llotarisë së disponueshme të atij viti.

Për llotarinë e vitit 2019, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar sepse këto shtete kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:
BRAZILI, KANADA, KINA (të lindur brenda), KOLUMBIA, REPUBLIKA DOMENIKANE, EKUADORI, EL SALVADORI, GUATEMALA, HAITI, INDIA, XHAMAJKA, MEKSIKA, PAKISTANI, PERUJA, FILIPINET, POLONIA, KOREJA E JUGUT, MBRETËRIA E BASHKUAR (Përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj, dhe VIETNAMI.

Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR, dhe Taivan janë të pranueshëm për të aplikuar.
Për llotarinë e vitit 2012, asnjë shtet nuk është shtuar apo hequr nga lista e kaluar e vendeve të pranueshme.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbatuar sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që nga llotaria e vitit 2005 për ta bërë procesin e llotarisë sa më efikas dhe të sigurtë. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që aplikojnë më shumë se një herë brenda të njëjtit vit.

PERIUDHA E REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2019

Regjistrimet (aplikimet) për llotarinë e vitit 2019 duhet të dërgohen elektronikisht duke filluar në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), 4 Tetor 2017, dhe përfundojnë në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) 02 Nëntor 2017. Aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të llotarisë në http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit. Aplikimet me letër nuk pranohen. Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas mesditës, Ora Ditore Lindore, më 2 Nëntor 2013.

KËRKESAT PËR APLIKIM
Vendasit (të lindurit) në një nga shtetet që kualifikohen: Në shumicën e rasteve kjo nënkupton shtetin në të cilin ju keni lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mënyra të tjera me të cilat ju mund të kualifikoheni. Mënyra e parë: nëse ju keni lindur në një vend ku vendasit e të cilit nuk mund të aplikojnë për llotarinë, por bashkëshort-i/ja juaj ka lindur në një vend ku vendasit e të cilit kanë të drejtë për të aplikuar, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshort-it/es – me kushtin që ju dhe bashkëshort-i/ja jeni listuar në aplikimin e përzgjedhur, atëherë juve do t’ju lëshohet viza dhe do të hyni në Sh.B.A.. Mënyra e dytë: nëse ju keni lindur në një shtet ku vendasit nuk mund të aplikojnë për llotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur apo banuar atje në kohën kur ju keni lindur, atëherë ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2019-ës.

– Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni ose kërkesat e edukimit ose të eksperiencës së punës të kualifikueshme të programit të llotarisë: Ju duhet të keni ose një edukim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë 9-vjeçar dhe i mesëm; OSE të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse eksperienca e punës kualifikohet për llotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Për më shumë informacion rreth eksperiencës së punës së kualifikueshme, shikoni Përgjigjen e Pyetjes 13 të këtij instruksioni.

Në qoftë se ju nuk mund të plotësoni asnjërën prej këtyre kërkesave, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.

PROCEDURAT PËR APLIKIMIN E LLOTARISË DV-2015

Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm formularët elektronikë që plotësohen nëpërmjet faqes së internetit http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga mesdita, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E martë, 1 Tetor 2013, dhe përfundon në mesditë, Ora Ditore Lindore 02 Nëntor 2017.
–  Në qoftë se është marrë më shumë se NJË regjistrim (aplikim) për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet (aplikimet) në emër të këtij individi do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka dërguar aplikimin. Ju mund ta kryeni vetë aplikimin për llotarinë, ose dikush tjetër mund ta kryejë atë për ju.
– Mbasi regjistrimi të jetë kryer me sukses, juve do t’ju paraqitet një faqe konfirmimi që përmban emrin tuaj dhe një numër unik konfirmimi. Ju duhet ta printoni këtë faqe konfirmimi dhe sigurohuni që ta ruani numrin tuaj të konfirmimit. Duke filluar nga data 1 Maj 2011, ju do të keni mundësi të kontrolloni statusin e DV-2015 të aplikimit tuaj në Internet http://www.dvlottery.state.gov tek “Entry Status Check” duke vendosur numrin e konfirmimit tuaj dhe informacionin tuaj personal.

INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK

Ka vetëm një mënyrë per të aplikuar për llotarinë DV-2015. Ju mund të dërgoni DS 5501, Formulari e Aplikimit Elektronik të Llotarisë, të cilën mund ta gjeni vetëm në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov. Mosplotësimi i formularit plotësisht do të skualifikojë aplikimin. Formulari i regjistrimit do t’ju kërkojë që të përfshini informacionin e mëposhtëm në Formularin e Aplikimit Elektronik të Llotarisë.

1. EMRI I PLOTË – Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (vetëm nëse keni; mos shënoni si emër mesi emrin e babait tuaj)
2. DATA E LINDJES – Data, Muaji, Viti
3. GJINIA – Mashkull ose Femër
4. QYTETI I LINDJES
5. SHTETI I LINDJES – Emri i shtetit duhet të jetë ai i cili aktualisht është përdorur si vendi ku keni lindur.
6. SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË – Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi juaj i pranueshmërisë nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni. Nëse ju keni lindur në një vend i cili nuk është i pranueshëm për programin e llotarisë DV, ju lutemi rishikoni instruksionet për të parë nëse gjendet ndonjë opsion tjetër për ju si vend i kualifikueshëm për programin e llotarisë. Për më shumë informacion për kualifikueshmërinë, ju lutemi shikoni “Pyetjen #1” të këtyre instruksioneve.
7. FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT – Shikoni informacion teknik tek Specifikimet e fotografisë. Sigurohuni që të përfshini fotografinë tuaj, të bashkëshort–it/es dhe të gjithë fëmijët tuaj nëse aplikohet. Shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #3.
8. ADRESA E POSTËS – Në kujdes të…, Rruga, Lagjia, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti;
9. VENDI KU JETONI SOT
10. NUMRI I TELEFONIT (Jo i Detyrueshëm)
11. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) – shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të plotë dhe direkt. Ju NUK do të merrni një letër zyrtare që jeni përzgjedhur në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi/hyrja juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), ju do të merrni në vazhdim njoftime me e-mail nga Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) mbi detaje për intervistën e vizës emigruese, e mundësuar nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check).
12. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni cilin nivel më të lartë të edukimit që ju përket juve: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë profesionale (cilëso 3-vjeçare ose 5-vjeçare), (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar.
13. STATUSI MARTESOR – i/e Pamartuar, i/e Martuar, i/e Divorcuar, i/e Ve, ose Ligjërisht i/e Ndarë.
14. NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën, dhe vendin e lindjes së bashkëshort-it/es suaj dhe të gjithë fëmijët natyralë. Regjistrimet duhet gjithashtu të përfshijnë të gjithë fëmijët ligjërisht të adoptuar nga ju dhe thjeshtërit që janë të pamartuar ose nën moshën 21 në datën e regjistrimit tuaj elektronik, edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, edhe nëse bashkëshort-i/ja ose fëmijët aktualisht nuk banojnë me ju dhe/ose nuk do të emigrojnë me ju. Mbani mend se fëmijët e martuar dhe fëmijët 21-vjeç e sipër nuk kanë të drejtë të përfitojnë llotari prej jush; megjithatë, ligji i SHBA-së i mbron fëmijët nga “mosha” në rrethana të caktuara. Nëse regjistrimi juaj për llotari elektronike është bërë përpara se fëmija i pamartuar të mbushë 21-vjeç, ndërsa fëmija mbush 21-vjeç para pajisjes me vizë, ai/ajo mund të jetë i mbrojtur nga kalimi i moshës 21 vjeç sipas Aktit për Mbrojtjen e Statusit të Fëmijëve dhe të trajtohet sikur ai/ajo të ishin nën 21-vjeç për qëllime të proçesit të vizës. Mospërfshirja e të gjithë fëmijëve të cilët përfitojnë, do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave për rastin në kohën e intervistës për vizë. Për më tepër, shiko Pyetjet të Bëra Shpesh #11.
15. INFORMACION PËR BASHKËSHORT-IN/EN – Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Shteti i Lindjes, dhe Fotografia. Mospërfshirja e bashkëshort-it/es tuaj do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave për rastin në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse keni ndërmend të divorcoheni përpara se të hyni në intervistë për vizë.
16. INFORMACION PËR FËMIJËT – Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi i Lindjes, dhe Fotografia: Përfshini të gjithë fëmijët siç deklarohet më sipër në pyetjen # 14.

Per me shume informacion vizitoni faqen web te Ambasades Amerikane ne Shqiperi http://tirana.usembassy.gov/dv.html

163 COMMENTS

  1. Jam nje vajz 18 vjece kam mbaruar shkollen e mesme jam e diplomuar dhe dua te aplikoj per llotarine amerikane a mund te aplikoj ?

  2. Une kur kam plotesuar aplikimin e kam bere qe jam e fejuar. Ndersa tani jam e martuar me bashkeshortin.a perfiton vize dhe ai me mua ne kete rast.ju lutem nje pergjigje

  3. Nje nga kerkesat kryesore per te aplikuar per llotarine Amerikane eshte: DUHET TE KETE MBARUAR SHKOLLEN E MESME. Nqs nuk e keni mbaruar nuk kualifikoheni per te aplikuar.

  4. persh dua te aplikoj per llotarin amerikane.kam.shkoll dhe profesion.por bashkeshorti im ka qen i denuar per nje veper penale 3vite.tani esht pronar dhe nuk ka asnje leter te haper asgje tash 7vite.a me lejon te aplikoj ky denim mua?

  5. Dua te jetoj ne amerike me gruan dhe 2 femijet e mi .a kemi shanse me garanci financiare dhe sa duhet te jete ajo. Pres pergjigje. Ju faleminderit

  6. pershenetje jam elsa,jam e martuar kam 2 vajza dua te aplikoj per llotarine Amerikane kam pervoje pune te ndryshme rreth 7 vite por nuk kam shkolle te mesme ju lutem kam nevoj te shkoj ne amerik me familjen time.

  7. Pershendetje,quhem Rasim Rashiti jam i martuar kam 3 vajza dhe 1 djal,dua te aplikoj per Llotarin Amerikane,kam deshir te jetoj ne Amerik sepse e adhuroj shtetin Amerikan,poashtu kam Mirnjohje pune nga Ushtria Amerikane Bonstill,kam punuar 3 vite, Ju faaliminderit per Mirkuptim.

  8. jam 21 vjeq kam interesim per green card por jam ne vit te dyt tash ne studime dhe dua te di se a jon shancet per te fituar ne llotari dhe nese me del emri fitues ne llotari a duhet te perfundoj studimet ketu dhe pastaj te aplikoj per vize edhe pse studimet i perfundoj ne 2018

  9. un jam nje djal nga kosova i interesur per te jetuar ne amerik jon ni ncanc me nota te mir a hobi me shum mirem me fitnes dhe kick boks po ashtu di disa veprimtari pune falemderit per mirkuptimin

  10. Kur behen aplikimet per kete vit 2015?
    Dhe nese une nuk e kam bere akoma celebrimin ne momentin qe aplikoj per llotarine a mund te aplikojme te dy individualisht dhe me pas te bejme celebrimin ?

  11. Pershendetje juve a ka mundesi te me informoni ne pika te shkurtra se ku duhet te aplikoj me familjen time pos meje edhe 3antare dhe sa duhet te paguhet per nje person dhe qfar dokumente dhe ku duhet dorzuar apo pagesa ku mund te behet duhet te pergaditen per grin kart.falemderit per mirkuptim

    • Per te aplikuar per llotarine duhet te prisni ne Tetor qe hapen perseri. Para se te fillojne aplikimet do te njoftohet se ku dhe si te aplikohet. Gjithsesi mund te lexoni infon me siper sepse spjegohet qarte.

  12. Dua te emigroj ne Amerik për te punuar me përkushtim.Dhe ne kete mënyrë ndihmoj veten dhe familjen.Te paisem me dekumenta ,kamë vite qe emigroj ne Greqi mes përpjekjesh te shumta un asnjëher nuk i fitova dokumentat.Kam cilësi te mira ne sjellje,jam i aftë për punë e te shkollohem,pershtatem shpejt ne çdo vend qe shkoj.

  13. @Sani: Nuk duhet te aplikosh perseri, perndryshe skualifikohesh. E rendesishme eshte te jete fytyra e qarte dhe mos kete modifikime. Nese backgroundi eshte i bardhe dhe i qarte nuk ka problem.

  14. Kam nje shqetesim per fotografine ! Ne foton time duket pak nje cep hije ne mengen e kemishes , , do te jet kjo nje pengese ose skualifikm per mua ? Cfar duhet te bej ? Nqs riaplikoj , me suguri mund te skualifikohem ! Flm

  15. pershendetje kur fillojne aplikimet per 2014?
    A ka nonje problem qe bashkeshorti im im ka mbaruar 8 vjet dhe me pas ka ber dy vjet shkolle profesinale por nuk ka arritur te marr nje diplom?

  16. ju lutem mund te me tregoni se si eshte procedura e paplikimit per fotgrafin online sepse kur doja te aplikoja nuk vitin e kaluar fotografin nuk ma mori dhe qe keshtu nuk munda te aplikoja.
    me padurim pres pergjigjen tuaj . ju faleminderit
    me respekt vera

  17. UNE PARA 4 VJETEVE APLIKOVA PER LOTARINE AMERIKANE DHE ME RA AFATIN E GREEN CARD E KISHA VETEM 1 MUAJ POR NUK DISHA TI PLOTESOJ DOKUMENTET DHE ASNJERI NUK ME NDIHMOJ DHE AFATI ME KALOJ E TANI UNE E DI SE NUK MUND TE APLIKOJSH ME TEPER SE 1 HERE A GJATE VITIT APO GJATE JETES QE TANI TE KEM TE DREJTE TE APLIKOJ PERSERI

  18. po nese nuk ke nr ruge apo pallati si duhet plotesuar, dhe nqs ke lindur ne rethin e gjirokastres dhe jo ne gjirokaster ke duhet te shkruash qytet te lindjes

  19. ju lutem ne pyetjen 8,ku thuhet adresa,rruga,nr pallatit etj.une banoj ne mengel te komunes labinot.si ti plotesoj,pasi duhen plotesuar te gjithe hapesirat.

  20. Pershendetje
    Aplikimet per DV Lottery 2013 fillojne ne 4 Tetor 2011 dhe mbarojne ne 5 Nentor 2011. Per instruksione te metejshme ju lutem te prisni pasi nuk jane publikuar akoma. faleminderit

  21. per llotarine amerikane eshte e nevojshme qe personi te kete nje llogari bankare te mbushur te jete beqar dhe {une} mund te aplikoj dhe per familjen (mamane dhe vellain tim jo babain) dhe une dua te aplikoj direkt pas mbarimit te shkolles se mesme dhe dua te shkoj ne LA ju lutem me ndihmoni

  22. pershendetje.jam e martuar por shkollen e larte e kam mbaruar me mbiemrin tim.kur te aplikoj ke mbiemer te vendos?a eshte problem te vendos mbiemrin tim kur me celibrim kam mbiemer tjeter??

  23. hi
    eshte hera e pare qe e vizitoj kete faqe dhe shikova ca komente demoralizuese per te gjithe ata qe duan te aplikojne,nuk eshte mire kshu,… ka shume arsye qe njerezit aplikojne,disa e pelqejne dhe duan ta vizitojne disa jane te ndare prej vitesh dhe luten pambarimisht qe te bashkohen nje dite disa e ndjejne veten te detyruar te ikin nga shqiperia sepse mezi marrin fryme nga pamundesia per te jetuar ne shqiperi me nivelin mesatar te jetese dhe duan te shkojne ne nje vend ku edhe pse nuk din asgje pervec punes se krahut te pakten mendon se i vleresohet ajo qe ben por mos te harrojme: LUMENJET LUNDROJNE SHUM LARG POR KURRE NUK E HARROJNE BURIMIN E TYRE

  24. Une kam marre nje leter ne email nga qeveria Amerikane,qe kame fituar ne daten 15-01-2011,por ne post nuk kame marre,ju pyes a mundem tash te vazhdoj proceduren e vizes

  25. doja te dij qe un kte vit jam ne vit te 4 kam dhe 1 vit tjeter te shkolles.shkolla me mbaron ne qeshor te 2012 a me lejon kjo qe mund te palikoj.per llotarin amerikane kte vit..

  26. Ne saitin qe jepni ju per aplikim per lloatine amerikane thuhet se e drejta per te aplikuar per vitin 2012 ka perfunduar? Kjo do te thote se aplikimi i ketij viti eshte i vlefshem per vitin 2013????
    Me falni per pyetjet e shumta, faleminderit.

  27. Cili eshte afati me i afert per te aplikuar per llotarine? Mesa lexova nga komentet kuptova Tetor 2011 apo jam gabim?, eshte hera e pare prandaj nuk kam shume informacion, faleminderit.

  28. Persh Ana, aplikimet per vitin e ardhshem fillojn ne Shtator. mesa di nje nga kriteret per te aplikuar eshte mbarimi i shkolles se mesme

  29. Pershendetje,ju lutem me thoni kur fillojne aplikimet per 2011?Dhe doja te dija nese nje partner ka vetem 8 vjecaren dhe jo te mesmen a ka ndonje problem apo duhet patjeter shkolla mesme?ju faleminderit.paci fat

  30. O njerez te mbar ju o gjaku im un jetoj prej 10vitesh ne usa me llotari kam ardh ketu po pse deshironi te ikini nga vendi jon i bukur ku cdo gje flet shqip kurse ktu per jet do mbeteni ne hyaj ju lutem mos gaboni jeta esht teper e veshtir ketej njerzit jan si kafsh eh ku ka si vendi jot ndonjeri mund te thot pse un nuk vi kush tha por jeta me beri prind jasht familjes time dhe atdheut jam i deturuar tu tregoj rrugen e jetes femmive te atre rrug qe vet e kam lar dhe punuar me gjak dhe me djers dhe ju doni te ikni ne amerik????? nje dit do me kujtoni……………..

  31. persh,jam e interesuar se ne cfare adrese te bej aplikimin per llotarine amerikane per kete vit 2011-en.kam lexuar ne shkrimet tuaja,qe keni komentuar tek personat sic jam e interesuar dhe vete por jo nuk me ka dalur formualr mbi ate adrese ku un kam aplikuar.ju lutem me dergoni nje pergj.ju flm

  32. Pershendetje Eriola.
    Llotaria aamerikane per vitin 2011 eshte mbyllur sepse behet nje vit me perpara. Fituesit shpallen ne muajin Maj. Per vitin 2012 fillojn ne tetor.

  33. faqja ku behet aplikimi eshte e mbeshtetur nga Microsoft dhe per kete arsye ajo lejon vetem aplikime nga internet explorer. Do te keshilloja te aplikoje me internet 7 ose 8 sepse IE 6 ka probleme.

  34. Bujar aplikimet behen secili per vete. Foto duhet per personin qe do aplikoje dhe per femijet. te kerkohet foto e femijes pasi shkruan sa femije ke. Aplikimi eshte falas dhe behet vetem ne internet. shiko komentet me siper per te gjetur adresen e aplikimit.

    indrit te komentet me siper shpjegohet se si mund te rregullosh foton

  35. me falni se pyes shum
    a duhet qe fotot te jepen per te gjith anetaret e familjes
    a ka ndonje opsion per ti parashtruar fotot njy nga njy
    edhe nese mundet te me tregoni a mundet qe eshe un edhe bashkshortja te aplikojm secili ne vete?

  36. me falni doja te pyesja per piken 8 cfar nenkupton ne kujes te???Sepse nuk po e kuptoj.Dhe si mund te vendos fotografin time ne permasat qe kerkohet sepse dua te bej aplikim online.Ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt te jete e mundur.Ju faleminderit.

  37. A mund te me shpjegoni pak piken 6 se me eshte bere lemsh: Me duhet ti pergjigjem Po meqe une jam e lindur ne Shqiperi dhe banoj ketu apo Jo-ne dhe me duhet te perzgjedh Shqiperine pastaj.
    Uroj te marr nje pergjigje, ju faleminderit

  38. mund te me jepni permasat e duhura per foton e aplikimit sepse nuk po e gjej dhe si duhet ta shenoj shkollimin tim pasi aktualisht jam ne vit te 3 te shkolles se larte dhe nuk jam diplomuar ende.flm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here