Home Politike Ministrja e Integrimit akuzohet per lidhje familjare me mafian

Ministrja e Integrimit akuzohet per lidhje familjare me mafian

869
0
Majlinda Bregu dhe motra e saj Ornela Bregu

Qendra Kombetare e Regjistrimit te Biznesit heq nga web siti i saj emrin e italianit Angelo Prudentino, si aksioner ne kompanine “BETTING SYSTEM ALBANIA”. Kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu, apo bashkeshorti i vajzes se spektakleve Ornela Bregu figuron tashme si aksioner me shumice aksionesh ne kete kompani, nderkohe qe asaj i eshte shtuar edhe nje tjeter emer, ai i Gani Bakut me 20% te aksioneve.

Albino Prudentino, një nga krerët e mafias italiane ka ndërtuar biznese të shumta në Shqipëri duke u lidhur me të afërm të kabinetit qeveritar. Në letrat zyrtare të kompanisë shfaqet fillimisht emri i Shpresa Breçanit, vajzës së motrës së kryeministrit Berisha dhe më pas emri i motrës dhe kunatit të ministres Majlinda Bregu. Madje kunati i ministres së Integrimit, Majlinda Bregu i është bashkuar familjes Prudentino në biznesin e lojërave të fatit në Shqipëri. Në shkurt të këtij viti, Angelo Prudentino krijon kompaninë në të cilën kunati i ministres Bregu zotëron 20 për qind të aksioneve ndërsa motra e saj, prezantuesja Ornela Bregu rezulton të jetë anëtare e këshillit mbikëqyrës të kompanisë “BETTING SYSTEM ALBANIA”. Angelo Prudentino rezulton të jetë disa herë i arrestuar, dhe sipas hetuesve italianë, dyshohet se përdorte paratë e organizatës mafioze “Sacra Corona Unita” për të investuar në lojërat e fatit, kjo nuk e ka penguar aspak atë të krijojë kompani me njerëz të afërt që janë sot në pushtet.

Dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar tregojnë se motra e ministres së Integrimit, Ornela Bregu, është anëtare e këshillit mbikëqyrës ndërsa i shoqi zotëron 20 për qind të aksioneve të kopanisë “BETTING SYSTEM ALBANIA”. Kompania është krijuar më 1 mars të vitit 2010 dhe z. Ervis Gjeçaj jo vetëm që zotëron 20 për qind të aksioneve të kësaj kompanie, por rezulton të jetë edhe përfaqësuesi ligjor i saj. Kompania e krijuar me vullnet të lirë ndërmjet Angelo Prudentinos dhe Ervis Gjeçajt ka për objekt të veprimtarisë së saj gjithçka që ka të bëjë me lojërat e fatit në Shqipëri.

Kështu, sipas ekstraktit zyrtar të krijimit të shoqërisë, ajo operon në fusha si:”Shërbime në softuerë nëpërmjet internetit për parashikimin e zhvillimit të lojërave të fatit, të kazinove, basteve, garave të ndryshme të të gjitha llojeve. Prodhim i materialeve lëndëve të para dhe prodhim i makinave elektronike të lojërave të fatit. Zhvillim i lojërave të fatit, lojërat aritmetike, loto, keno, bingo, proto, xhoker, baste, lotari, lojëra elektronike, lojëra fati sportive, të cilat janë konkurs për parashikimet sportive të të gjitha lojërave sportive si ato që luhen me këmbë me dorë, në ujë, për gjetjen e rezultateve të ndeshjeve, të futbollit ose të lojërave të tjera sportive të të gjitha llojeve”.
Shoqëria rezulton të ketë filluar menjëherë aktivitetin e saj ndërkohë që në nisjen e veprimtarisë e motra e Ministres ka mbikëqyrur në bazë të dokumenteve të gjithë aktivitetin e kompanisë. Ndërsa Angelo Prudentino referuar dokumentacionit zyrtar, rezulton të ketë 80 për qind të aksioneve të shoqërisë që ka selinë në kryeqytet.

Të gjitha këto biznese, sipas hetuesve italianë që ndihmuan në arrestimin e Prudentinos, kanë prejardhje nga paratë e pista të krimeve të “Sacra Corona Unita” në Itali. Sipas ligjeve shqiptare, këto pasuri duhet të sekuestrohen por deri më tani burimet zyrtare të Policisë Shqiptare pohojnë se nuk ka nisur ende ndonjë hetim mbi aktivitetin dyvjeçar të Albino Prudentinos, apo të njerëzve të afërm me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here