Home Aktualitet Orikum: Banoret serisht ne protesta per pronat

Orikum: Banoret serisht ne protesta per pronat

133
1

Banorët e Orikumit i janë rikthyer protestave për çështjen e pronësisë. Paraditen e sotme, rreth 150 banorë të Orikumit dhe zonave përreth janë mbledhur para bashkisë dhe nuk pranojnë të lëvizim prej andej pa u pritur në takim nga kreu i bashkisë së Orikumit.

Me parulla ne duar dhe thirrje për njohjen e pronave të tyre, banorët protestojnë paqësisht, ndërkohë që në zonë janë mbledhur forca të shumta policie.
Gjithçka me banorët e Orikumit ka nisur në fillim të këtij viti. 400 familjet që dikur kanë punuar për Ndërmarrjen Bujqësore “Rinia” kanë përfituar në bazë të ligjit 7501 sipërfaqe toke, të cilat i kanë punuar dhe shumë prej tyre vazhdojnë t’i punojnë.
Por në fillim të këtij viti në tokat të cilat ata i kanë me akt përdorimi kanë filluar ndërtimet nga ana e personave që kanë marrë letrat e pronësisë. Një gjë e tillë ka bërë që të gjithë banorët t’u druhen këtyre vendimeve, duke u mbledhur në protesta të shumta, por pa asnjë reagim. Megjithëse kryetari i bashkisë së Orikumit u ka dhënë të drejtë, asgjë nuk është bërë për zgjidhjen e këtij problemi.
Kohë më parë, pati edhe një përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për një ndërtim që po kryhej dhe i cili është pezulluar. Krerë të bashkisë kanë pohuar se në Orikum ka shumë toka që janë me 2 apo 3 pronarë e megjithatë presin që parlamenti t’i japë një zgjidhje situatës përmes ligjeve.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here