Home Aktualitet Berisha: Cmimi i kasave do te rimbursohet

Berisha: Cmimi i kasave do te rimbursohet

647
0
TIRANE-Pas protestave që tregtarët e vegjël kryen në kryeqytet disa ditë radhazi kundër cmimit të kasave fiskale, Qeveria ka vendosur sot zyrtarisht të rimbursojë kasat fiskale për të gjitha bizneset e vogla.
Kryeministri Sali Berisha theksoi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, se me pr/ligjin e ri që do t’i paraqitet Parlamentit, kasat fiskale do të kushtojnë zero për të gjitha bizneset, sepse çmimi i blerjes do të rimbursohet me anë të taksave.
Nga ky ligj do të përfitojnë të gjithë ata që i kanë blerë këto kasa, ndërkohë që çmimi do të rimbursohet edhe për të gjithë taksistët që kanë blerë taksimetër ose ata që do të blejnë.
“Me këtë ligj, kasat do t’i kushtojnë zero biznesin shqiptar. Edhe në procedurën e mëparshme ishin parashikuar në zero po për biznesin e vogël përllogaritja ishte më e komplikuar. Për të bërë të qartë ne vendosëm që çmimi i kasave të ulej nga taksat. Duhet të theksoj se cmimin e kasave e përcakton tregu dhe jo qeveria”, theksoi kryeministri Berisha. Ai shtoi se ligjit shtrihet edhe për taksistët pasi janë detyruar të blejnë taksimetrin pa memorien elektronike dhe transmetim online me 450 mijë lekë.
“Ligji parashikon këtë edhe për ata që kanë paguar kasat. Ndaj do t’iu garantoj se atyre njëlloj si ata që do t’i vendosin do t’iu rimbursohen duke ua njohur taksë të paguar. Kjo reformë është një reformë në të vërtetë jashtëzakonisht e rëndësishme, siç është reforma e gjendjes civile. Ky është hapi tjetër i rëndësishëm drejt modernizimin dhe standardeve të rëndësishme ndërkombëtare”, theksoi kryeministri.
Sipas Berishës, Kasat janë pasaporta biometrike i biznesit.
“Sic është reforma për kartat e identitetit shqiptar ky është hapi tjetër drejt standarteve europiane. Kasat janë pasaportat biomterike të biznesit”.
Ai shtoi se pa këto “standarde nuk kemi të ardhme atje ku duam të shkojmë. Imagjinoni ju se çfarë përshtypje krijon tek një qytetar evropian që futet në magazinat tona dhe nuk merr faturat. Si mund të rimbursojmë TVSH-në”.
Më tej, ai nuk la pa ironizuar edhe kundërshtarin e tij politik, çka sipas kryeministrit, po vuan shpirtërisht për shkak të kasave.
“Zoti Rama është i detyruar ta miratojë këtë ligj. Sic kundërshtoi pasaportat biometrike, tani ka dhe vetë një të tille, ta gëzojë. Tani ka kaluar tek kasat”.
“Ky pr-ligj i jep përgjegjshme çdo spekulimi dhe uroj që ta nxjerr nga kasa edhe rivalin tim se po vuan shpirtërisht shumë për shkak të kasave. Lepri është tjetër punë, por deklaroi se po fus duart në arkën e pushtetit vendor. Jo zotëri që të gjitha do t’i kompensojmë. Do të dalë shumë shpejt se kusht janë lidhjet dhe kush është lepri. Është luftë midis klaneve, të atyre që përplasen çdo ditë për kasat. Natyrisht ne çmimet nuk i përcaktojmë, ato i përcakton tregu”, u shpreh ai më tej.
Një javë më parë tregtarët e vegjël në Tiranë protestuan kundër cmimit të kasave fiskale që detyrohen nga qeveria të vendosen në bizneset e tyre. Sipas Tregtarëve dhe gjoba e vendosur pë rata që nuk kanë zbatuar deytrimin po i con drejt falimentimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here