Home ShowBiz Nora: Nuk do largohem nga “Dance with me”

Nora: Nuk do largohem nga “Dance with me”

682
0

noraNora Istrefi tregon te vërtetën mbi shtatezaninë dhe vazhdimësinë ne “Dance with me”.Nora Istrefi nuk është shtatzënë, edhe pse një lajm që qarkullon kudo nëpër internet prej dy ditësh thotë të kundërtën. Sipas lajmit që shfaqet në portalet kryesore shqiptare e kosovare, këngëtarja pret një fëmijë dhe për këtë arsye do të largohet edhe nga gara televizive e televizionit “Klan”, “Dance with me”. Nora shprehet se lajmi është i pavërtetë.

“Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndër mend të largohem nga spektakli ‘Dance with me’. Edhe nëse ndodh që të pres një fëmijë, këtë nuk kam për ta pranuar publikisht, pasi nuk dua të ndaj gjëra kaq shumë private”, – është shprehur këngëtarja kosovare.

Këto muaj Nora po jeton në Tiranë, për shkak të pjesëmarrjes në show-n e kërcimit të Vera Grabockës. Bashkëshorti i saj, Roberti po jeton gjithashtu në kryeqytetin shqiptar, për të mos e lënë vetëm nusen e re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here