Home Ekonomi Rihapet autostrada Tiranë-Elbasan, perfundon ne fund te vitit

Rihapet autostrada Tiranë-Elbasan, perfundon ne fund te vitit

662
0

Tuneli-Tirane-ElbasanRihapet autostrada Tiranë-Elbasan, e bllokuar dy ditë më parë. Mësohet se bllokimi i rrugës është bërë për shkak të punimeve që po kryheshin në aksin nga tuneli, deri në Elbasan.

Ndërkohë, i pranishëm në përfundimin e punimeve të kësaj rruge ishte dhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i cili bëri më pas dhe inaugurimin e saj. Haxhinasto i bëri thirrje të gjithë banorëve të zonës që ta mirëmbajnë këtë rrugë dhe mos të dëmtojnë sinjalistikat apo mbrojtëset anësore.

“Iu bëj thirrje banorëve të mirëmbajnë rrugën. Mos dëmtohet sinjalistika dhe mbrojtëset anësore. Një investim me paratë tuaja dhe për ju”-tha gjatë fjalës së tij Haxhinasto.

Më datën 29 korrik ky aks u bllokua, duke u rihapur sot. Gjatë kësaj kohe, sipas njoftimeve të mëparshme u kryhen vijëzime, dhe më pas tuneli u rihap përfundimisht, duke mos krijuar asnjë pengesë për kalimin e automjeteve.

Kjo ishte hera e dytë që tuneli mbyllej, teksa u rihap më 11 korrik vetëm njëra korsi. Ndërkaq me hapjen e aksit Tiranë-Elbasan, tashmë automjetet nuk janë të detyruara ti bien më nga rruga e vjetër e Kërrabës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here