Home Politike Miratohet ligji per ndarjen e re administrativo-territoriale

Miratohet ligji per ndarjen e re administrativo-territoriale

810
0

parlamentPas mbi 6 orë debatesh, Kuvendi miratoi me 88 vota pro, 1 votë kundër dhe 1 abstenim ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë, që përfshin 61 njësi vendore. Deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule votoi kundër projektit ndërsa abstenoi deputeti i LSI-së Vangjel Tavo. Prezent në sallë 90 deputetë, mungoi PD.

Një debat maratonë përfshiu seancën e sotme në Parlament që ishte dhe e fundit për këtë sesion parlamentar. Reforma Territoriale solli fjalime të zjarrta mbi krahinat në vend ku në fokus ishte Himara dhe kundërshtitë që kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka mbi bashkimin e kësaj bashkie me Vranishtin. Përkundër Dules flet kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi që dhe pse në koalicion me PD ka thyer bojkotin që opozita i bën punimeve në Kuvend. Pasi dorëzoi dy amendamentet e PDIU për Reformë, Idrizi garantoi 5 votat pro Reformës Territoriale që ka hartuar qeveria. Por Dule thekson se Himara do zgjidhet me referendum, kurse kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me studimin e Eqrem Cabej në vitin 1936 qe vlerësonte se Himara dhe banorët e atjeshëm janë kryekëput shqiptarë. Rama në fjalën e tij theksoi se respekton minoritetet dhe se kjo ndarje e re territoriale nuk cënon askënd nga minoritetet qofshin dhe ata greke ne Himarë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita nuk është e pranishme në seancë. Deputetet e maxhorancës shprehën keqardhje për mungesën e opozitës në seancën e fundit. I vetmi nga radhët e PD, Nard Ndoka thyen bojkotin, hyn ne parlament dhe në fjalimin e tij kërkon që të mos votohet drafti i përgatitur nga qeveria për reformën territoriale.

Me votimet që u bënë, maxhoranca konfirmoi sot shumicën e cilësuar në parlament, për miratimin e një numër pr/ligjesh, ndryshe nga sa ndodhi një javë më parë kur disa deputetë të saj bojkotuan votimin e drafteve të rëndësishme për reformën në drejtësi. Deputetët “rebelë” i votuan pr/ligjet, mes tyre dhe Reformen Territoriale.

Rreth ores 15:40 ne llozhat e Parlamentit ulet ambasadori Aleksander Arvizu.

RAMA NË FB: VOTOHET REFORMA HISTORIKE, HAP I MADH DREJT NJË ATDHEU MODERN
Ora 20: 00- Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka cilësuar reformën administrativo-territoriale, si reformën historike të Shqipërisë. “Sapo është votuar me shumice dërrmuese reforma historike e riorganizimit administrativ të Shqipërisë! Një hap i madh drejt një atdheu modern”-citohet në mesazhin e Ramës.
parlament
MIRATOHET ME 88 VOTA PRO REFORMA TERRITORIALE, KUNDER DULE, ABSTENON TAVO I LSI
parlament55Ora: 19:25- Kuvendi miratoi me 88 vota pro, 1 votë kundër dhe 1 abstenim ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë, që përfshin 61 njësi vendore.

Deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule votoi kundër projektit ndërsa abstenoi deputeti i LSI-së Vangjel Tavo.
Para miratimit të ligjit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta hodhi në votim disa amendamente të propozuara nga deputetët për draftin në fjalë. Maxhoranca rrëzoi një amendim të deputetit Dule, ndërsa miratoi një tjetër amendim të propozuar prej tij dhe një grup deputetësh të PS-së e LSI-së. As pro as kunder, Ilir Meta abstenoi amendamentet e propozuara nga Dule. Po ashtu u miratuan dhe amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar i PDIU-së, si dhe një amendim i deputetit Andrea Marto.
parlament
DULE: TË RESPEKTOHEN TË DREJTAT E MINORITETEVE
Ora: 19: 18- Fill pas miratimit në parim të këtij projektvendimi, Vangjel Dule theksoi se nuk duhet ti shtojmë kosto vendit. Sipas Dules, duhet të respektohet të drejtat e minoriteteve.

“Njësia përbërëse të jenë Himarë-Lukovë. Njësia e qeverisjes vendore, Sarandë të hiqet fshati Cukë dhe të vihet tek njësia Livadhja”-tha në propozimin e tij Dule.

Miratohen me 84 vota disa projektligje
Ora: 19: 00- Pas përfundimit të diskutimeve mbi të gjitha projektligjet, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta hapi procedurën e votimeve, në të cilën do kalojnë të gjithë projektligjet, shumica e të cilave kërkonin 84 vota.
-Miratohet me 84 vota pro, projektligjin për Kodin e Procedurës
-Miratohet projektligji për Gjykatën Administrative votohet me 84 vota
-Projektligji për KLD, votohet me 84 vota pro
-Rrëzohet projektligji për një ndryshim për dhënie amnistie
-Miratohet projektligji për ‘Kodin Doganor’, me 89 vota
-Miratohet projektligji për ‘Strategjinë e Sigurisë Kombëtare”
-Miratohet Kontrata për Furnizim me 5 Helikopterë
-Miratohet projektligji për ‘Sigurimet Shoqërore’, me 88 vota pro
-Miratohet projektligji ‘Për Policinë e Shtetit’, me 81 vota pro
-Miratohet projektligji ligji “Për bypass-in e Vlorës”
-Miratohet marrëveshja për grantin me BERZH
-Miratohet me 88 vota pro projektligji “Ndarja Administrativo-Territoriale”
-Ndarja administrativo territoriale “88 pro, 1 kundër, 1 abstenim
Vangjel Dule kundër
Vangjel Tavo abstenim

REFORMA NE DREJTESI/ KUVENDI MIRATON PR/LIGJET ME 84 VOTA
Ora 17:40-Kuvendi miraton me shumicë të cilësuar votash disa projektligje që lidhen me reformën në drejtësi. Kështu me 84 votat e maxhorancës Kuvendi miratoi disa shtesa në Kodin Penal; po ashtu me 84 vota u miratuan dhe disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Po me 84 vota u votuan dhe ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe shtesat në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Një tjetër pr/ligj i miratuar me 84 vota është dhe ndryshimi në ligjin “Për dhënie amnistie’; ndërsa Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë u miratua me 89 vota.

Këto pesë ligje ishin mbartur nga seanca kaluar për shkak të mungesës së kuorumit prej 84 votash, i domosdoshëm për miratimin e tyre.

RAMA: DEBATI PËR HIMARËN, BARCALETË. I DASHUR DULE TË TREGOJ CFARË KA THËNË EQREM CABEJ
Ora 17:10-Nje fjalim te gjate mbajti kryeministri Edi Rama per Reformen Territoriale.
“Debati lidhur me minoritetin si unë dhe si i dashuri im Vangjel Dule jemi të bindur se kemi respekt për Paskal Milon, por si unë dhe Dule jemi të bindur se Paskal Milo ka më shumë respekt për Eqrem Çabej se për veten e tij. Lidhur me Himarën, për mua e për ne Himara është si Shkodra, Kavaja, Dibra, e si gjithë bashkitë e tjera që u krijuan mbi kriteret funksionale. Asnjë specifikë tjetër nuk ka. Fakti se në Himarë jeton një pjesë e minoritetit grek nuk nënkupton detyrimin për të nënkuptuar liritë individuale, nuk nënkupton asgjë tjetër përveçëse detyrimit për të jetuar dhe kaq.
Po meqë ka pasur shumë barcaleta dhe ka pasur shumë folklor, po rikthehem tek Eqrem Cabej që punonte si inspektor i arsimit. Në atë kohë, Himara pati ca telashe që historia cuditërisht thoshte se nxitej nga një farë Bollano. Ministri dërgon shkencëtarin e madh inspektorin, gjuhetarin e madh Eqrem Cabej. Dhe pas inpektimit Eqrem Cabej harton një promemorie: Himara, në tanësinë e saj ka qenë dhe është një krahinë shqiptarë ku spikasin cilësitë shqiptare. Himarë, Dhërmi e Palasë flasin qartë zakonet e pastra shqiptare, labe, toponamistika, kangët e vajtimet e tyre, në martesa e në vdekje. Ata e dinë se janë në një fis me lebrit e Vlorës …..

Ky është Eqrem Cabej në vitin 1936. Por për ti dhënë fund barcaletave të javëve të fundit dua tju sjell një fakt tjetër, kryepleqtë e Himarës. Letrat origjinale janë në arkivin e Vatikanit, pasi dolën në dritë në vitin 1941. Kështu që çështja e Himarës nuk është çështje, përveçse përdoret siç është përdorur, ose keqpërdorur për vite të tëra. Është ora për ta mbyllur përfundimisht këtë kapitull. Dhe duke thënë se Himara është një nga 58 bashkitë e reja të ngritura mbi kriterin e zonave funksionale. Dhe garanton integrimin urban të gjithë komunitetit. Ndërsa nga ana tjetër, dua të kthehem tek shprehja e krenarisë se ndihet shtetas shqiptar për këtë reformë. Kjo sanksionon tre bashki të reja, të ngritura jashtë kritereve të përgjithshme të reformës, jashtë kritereve të zonës funksionale, dhe unë jam krenar që më takon të jem kryeministër i Shqipërisë, pasi kjo Shqipëri ajo në nga një anë i jep të drejtën vetës mos të ulet me frikë ndaj askujt dhe nuk mund të mos ulet me respekt para fqinjëve, duke dhënë një shembull të mirë për Greqinë motër dhe fqinjët e tjerë. Duke shkuar para me forcën e shembullit, dhe jo me shembullin forcës, tre bashkitë reja janë Dropulli, Finiqi, të cilat janë bashki të reja minoritare. Në 22 vitet e fundit, pas çdo reforme territoriale, ne s’do ndiheshim vetëm siç është ky akt, dashurie të re për fqinjët tanë.

Më tej Rama thesoi se: “Ne këtë Shqipëri sot e arkivojmë në letër dhe hapim një kapitull të ri për të ndërtuar një Shqipëri tjetër, duke u dhënë njerëzve të jenë të lirë dhe të shpëtojnë nga dhuna e bajraktarëve të vegjël të miqësive. Ne po ju japim shqiptarëve qytetin dhe jo një copë popull jeton në qytet e quhen qytetarë, ndërsa një tjetrit që s’jeton aty s’di ku jeton. Me këtë reformë nuk po bëjmë kozmetikë, por kromoterapi për të mundur kancerin që ka prekur Shqipërinë në gjithë territorin e vet. Sesa e mundshme do jetë kjo reformë, ajo do varet nga ne. Dhe do të varet nga vullneti me të cilin ne nuk do të lejojmë gjë dyshimet e të sotmes të bëhen pengesë për të nesërmen.”

REPLIKAT DULE-RAMA
Dule: Parlamentarizmi dhe folklorizmi janë dy gjëra të ndryshme, por këtu jemi për politikë. Kur flasim për politikë në parlament ajo që mbizotëron është nocioni shtet, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe për mua edhe të drejtat e minoriteteve. Po marrë nga fjala e kryeministrit dhe dua ta falenderoj pohimin se në Himarë ekzistojnë minoritar të minoritetit etnik grek. Marrë edhe thënien se pikërisht për të kufizuar hapësirat ne bëjmë këtë bashkim. Duket qartë ajo që denoncova, tendencioziteti. Duket qartë ajo që theksova në fjalën time dhe është neni 16 i konventës kuadër i cili nga goja e kryeministrit prodhohet se shkelet në mënyrë të vullnetshme. Shtetet palë duhet të frenojnë vetën nga marrja e masave që synojnë tjetërsimin e raporteve të popullsisë në hapësira të raporteve ku jetojnë pjestarë të minoriteteve kombëtare dhe të cilat synojnë në kufizimin e të drejtave që rrjedhin nga konventa kuadër. Mund të lexojmë edhe deklaratën që Fan Noli si ambasador i Republikës së Shqipërisë parashtroi në Lidhjen e Kombeve në vitet 1920, por nuk është as koha as momenti. Dëshiroja të konkludoja duke thënë se krenar mund të jenë jo ata që miratojnë ligje dhe ratifikojnë konventat për demagogji, por ata që i bëjnë pjesë të përditshme të jetës politike dhe institucionale të një vendi.

Rama: Vangjel e kam çmuar gjithmonë inteligjencën tendë, por nuk pranoi të fyesh timen, madje duke më cituar çka unë nuk e thashë. Në Himarë nuk ka shtete palë, por ajo është si gjithë bashkitë e reja të Republikë së Shqipërisë. Këtë ne nuk e kemi njohur sot, por e kemi njohur e do ta respektojmë gjithmonë. Logjika thotë se atje ku ka minoritet që qyteti ose territori ku ai jeton mos të zgjerohet! Përpjekjet e vazhdueshme të shumëkujt që ka dashur ta shikojë Himarën ashtu siç ajo nuk është. Meqë përmende dhe origjinën time, jam krenar që jam një pjesë nga Himara, dhe nuk e quaj epërsi që jam shqiptar, por jam Shqiptar. Nuk më bën të ndjejë superioritet ndaj grekëve, por as të ndihem inferior. Shqipëria nuk ka lidhje me shkelje Konventash, por në emër të respektit të të drejtave, afirmon këtu brenda se si i respekton të drejtat e të tjerëve. Ne duke krijuar 3 bashkitë e reja të minoriteteve, tregojmë shumë. Ne, duhet të shohim mirëqenien e njerëzve dhe në emër të mirëqenieje të njerëzve, besoj se kjo reformë shkon në drejtimin e duhur. Dhe nuk kufizon minoritetin. Himara, apo se çdo bashki pirjet Tiranës nuk është një vend që duhet braktisur, por është një vend ku mund të ndërtohet dhe ëndërrohet një jetë më e mirë. Ndaj, është e qartë se në cilën anë është folklori dhe politika, për njerëzit dhe me njerëzit, shqiptar apo minoritar. Dhe pa dallim, do punojmë së bashku për të çuar përpara çështjet e mbartura, të cilat do i zgjidhim. Ndaj kërkoj me shumë mirësjellje, mos të kërkosh të ngresh çështje që nuk ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

EDI RAMA: KJO REFORME E MERITON TERMIN, HISTORIKE
Ora 16:40-Të nderuar parlamentarë, sot ne votojmë një reformë historike për republikën tonë reformën administrativo-territoriale. Fjala historike është përdorur rëndom në këtë foltore sidomos nga paraardhësi im, por unë besoj se kjo është fjala e duhur për të përcaktuar peshën që do ketë në rrjedhën e zhvillimit të Shqipërisë si e tërë. Kjo është një reformë themelore e projektit tonë të rilindjes, kjo është një reformë e projektuar nga 1 milionë shqiptarë që më 23 qershor na dhanë mundësinë e madhe që me konsensusin kushtetues lidhet dhe kjo reformë.
Kjo reformë cliron energji të reja e të fuqishme për vendin, godet në mënyrë kapilare korrupsionin elektoral, tribalizmin vendor.
Kjo reformë krijon hapësira deri dje të pamundura për bashkësinë qytetare, godet barazinë organike, dhe kuron rrënjësisht diskriminimin.
Reforma nuk është fundi, por fillimi i fundit të arkazimit organizativ dhe sot ne, jemi përballë githë punës së kthyer në një produkt që është një reformë rrënjësore me një shkurtim drastik të numrit të njësive vendore pikërisht nëse jemi përballë sfidës
por jemi përballë dhe një refuzimi spontan për shkaqe që nuk kanë lidhje fare as me projektin as me progresin. Për ata që e refuzojnë, lind pyetja si mund të jetë Shqipëria më e pastër. Jemi vendi i vetëm në Europë dhe botë po e po që as nuk i grumbullojmë plehrat dhe as nuk i përpunojmë.
Jemi vendi i vetëm në Europë e botë po e po që jemi vend me burime ujore sot mungon furnizimi me ujë, vaditja e tokave dhe trashëgojmë një borxh marramendës për shkak të një administrimi mafioz. Pas kësaj reforme clirohet qytetari zgjedhës se vota e tij nuk pozicionohet nga triali apo, fshati pranë apo lidhje të tjera që ushtrojë presion tek votuesi.

Qesharake të kujtosh se argumenton këtë fakt se pse Tirana është kaq e madhe dhe Memaliaj është kaq i vogël. Këto nuk janë argumenta dhe nuk kanë lidhje shkencore dhe ekonomike me bazën e kësaj reforme,. Duhet të falënderohen të gjitha deputetët e Aleancës për Shqipërinë Evropiane për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj reforme”.

FINO: REFORMA S’MUND TI KËNAQ TË GJITHË. KJO DITË ARRITJE PËR VENDIN
Ora 16: 30- Kjo reformë nuk mund të kënaqë të gjithë dhe nuk mund të jetë pasqyrë e forcave politike. Kështu deklaroi nga foltorja e Kuvendit, gjatë fjalës së tij Bashkim Fino, kryetari i komisionit për Reformën Territoriale. Sipas tij, kjo e sotmja është një ditë historike për gjithë shqiptarët, pasi në qendër të vëmendjes është pushteti lokal. “Ka probleme lokale që mund të kishin marrë një zgjidhje tjetër, por kjo hartë është fazë solide për zhvillimin e Shqipërisë.

Njësi vendore që trajtoheshin me feudalë të vegjël, shërbime të pakta. Dhe ajo çka kuptova në gjithë këto vite, është vetëdija se me këtë ndarje territoriale nuk do kishte të nesërme. Sot është një arritje e Shqipërisë që arrin të sjellë në Kuvend, një ndarje të re territoriale, reformën e reformave. Sot kam dy arsye të gëzojë sot, pasi sot duhej quajtur dita e pushtetit lokal. Në shtator premtuam reformën e thellë territoriale. Është fakt që shumica dërrmuese nuk e ka justifikuar pushtetit, qoftë për paaftësi. Në të gjitha raportohet ndërkombëtare, na është rekomanduar domosdoshmëria e reformës administrativo-territoriale Kjo mazhorancë gjeti kuroja të përballej me këtë reformë të vështirë. Kjo mazhorancë gjeti vullnetin politik të ndërmerrte këtë nisë. Në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni dhe do ti kthejë përgjigje opozitës. Në janar të 2014 u krijua ky komision, i cili kishte drejtën e vetos.”-tha Fino.

Duke u ndalur tek bojkoti i opozitës, Fino theksoi se forca më e madhe opozitare në Kuvend nuk pranoi të jepte konsensusin e saj. “Ndaj dhe opozita shpalli bojkotin pa kuptim të sajin, duke iku nga Kuvendi, ndonëse ne i dhamë mundësi që ajo të ishte pjesë e kësaj reforme. Së bashku me Ministrin Çuçi, kemi bërë shumë konsultime, dhe ndërmorëm hapa të nevojshëm për të rinisur punën dhe përcaktuam kriteret teknike, të cilat ishin hartuar nga ekspertë. Ky koncept vë në qendër qytetarin dhe shërbimet ndaj tij. Bazuar në kriteret e miratuara, komisioni ngarkoi ministrin Çuçi të krijonte 5 variantet për ndarjen e re administrativo-territoriale. Njësitë e qeverisjes vendore, të udhëhequra nga forcat opozitare kanë marrë pjesë në konsultime. Rreth 53 për qind e tyre kanë shprehur mendimin e tyre për këtë reformë. 136 përgjigje të kryetarëve të bashkive të komunave, konsiderohen si mendime kundër. Ndaj shikohet qartë se reforma ka mbështetje të gjerë. Komisioni ka treguar kujdes, duke shprehur qëndrimin e tij se mendimet e qytetarëve kanë qenë real.”-përfundoi fjalën e tij Bashkim Fino.

PETRIT VASILI: LSI E MBËSHTET REFORMËN TERRITORIALE
Petrit Vasili theksoi në seancën e sotme parlamentare se LSI voton pro kësaj reforme dhe e mbështet draftin e qeverisë.

IDRIZI: VOTIMI PRO TERRITORIALES, AKT MADHOR KOMBËTAR
Ora 15:50- PDIU jep votën e sot pro për miratimin e Projektligjit për Reformën Territoriale. Kështu deklaroi kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi. Sipas Idrizit, ndonëse kjo ndarje ka mangësitë e saj, votimi sot është një akt madhor kombëtar. “Dy partitë e madha politike nuk e gjetën gjuhën dy partitë. kështu është dhe harta që ka bërë grupi i punës së PDIU-së të bëhej publike. Por gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar ankesa dhe protesta, dëshira për tu bashkuar dhe mos tu bashkuar. Ndaj them se shumica e tyre mund të kenë të drejtë. E saktë do ishte që qeveria të ishte treguar pararojë e zhvillimeve ekonomike. Pas grupeve dhe variante, duhet të arrinim në konsensus. Dhe të vendosnim se cila alternativ ishte më e sakta. Por fatkeqësisht kjo nuk arrit dhe është mëkat që dy partitë më të mëdha nuk e gjetën gjuhën. E kemi parë këtë lojë shpesh herë. Dje kur kalonim amendamentin për Censusin na quajtën tradhtar, por panë që kishim të drejtë. Nuk është censusi ai ku shumohen pakicat. Të nderuar përfaqësues së qarkut të Vlorës, ndërhyrjet tona kanë qenë të qarta, por synimi ynë nuk ishte të uleshim në vendin e askujt, por në vendin tonë. Ndaj, në pritje të mbarë opozitës, vendosëm të heshtnim. Kjo pasi alternativa që u ofrua nuk ishte më e mira, e as e saktë. Ne këtu nuk mund të heshtnim. Dua të qëndroj pak në tre bashki, ku nënkryetari i Kuvendit, shkoj nëpër kryeqytete të vendeve fqinje dhe loboi për mbështetje, por e them këtu hapur se kjo është qesharake.”-tha Idrizi.

Sot sipas deputetit të PDIU-së, kërkohet integrimi i minoriteteve, dhe jo dezintegrimi. “Qartë dhe pastër, Shqipëria nuk ka asnjë detyrim në këtë drejtim. Mendoj se shqiptarët e Çamërisë, janë ura lidhëse të dy grupeve. Madhështia e kombit tonë është fakti se ne mbrojmë të drejtat e minoriteteve Ne i kuptojmë më mirë sensibilitetet e përfaqësuesve të minoritet grek. Me vetëdije për të një ardhme evropiane, duhet që problemet të zgjidhen si të tilla. Ne deputetet e PDIU-së, nuk e pamë me rezerve, jashtë kritereve evropiane, me shumicë minoritar. Ne kërkuam të rregullohej vetëm ndarja. Greqia, fatkeqësisht nuk është shembull për tu marrë parasysh, pasi ajo nuk i njeh minoritetet, pasi është i vetmi vend që nuk i ka ratifikuar marrëveshjen për të drejtat e minoriteteve. Nuk shohim tek minoriteti këto që ju kepnin zgjedhur si nënkryetar. Nuk shohim tek minoriteti Greqinë e asaj kohe që vrau qindra Çamë. Ne shohim tek minoriteti shtetas shqiptar që do ishin në ballë të3 betejës për të luftuar për liri. Ky minoritet, qytetarët nuk kanë pse ti kenë këto 3 bashki. Po të ishte për këta shembulli i Santit do zbatohej në këtë vend. ndërhyrjet tona kanë qenë për Konispolin dhe se ajo zonë nuk ka kuptim të bashkohej me Sarandën, pasi është i vetmi që i ka ngelur Çamërisë.”-shtoi më tej Idrizi.

Më tej ai shtoi se: “Ne kemi parë se ishte parashikuar ndarja në Delvinë, e cila ishte postuar si ekstremiteti lindor i Bashkisë së Delvinës, e ndërsa fshatrat përreth do humbisni qendrën e tyre natyrale. Himara nuk ka qenë asnjëherë e 7 fshatrave, dhe asnjëherë e 40 fshatrave, ndaj e mbështesim ndarjen e propozuar. Ne, në gjithë këtë që parashtruam, duam të bëjmë me dije, ne jo vetëm që nuk jemi kundër, por nuk duam të mbajmë shembuj që na servilen, me votën që do japim sot, kryejmë një akt të madh kombëtar, në ndër të minoriteteve. Nuk është një hartë më e mira, por një arsye e saktë dhe e drejtë. Fatkeqësisht në këtë akt nuk mori pjesë opozita e cila do kishte dhënë mendimin e saj. PDIU e jep votën e saj pro për Reformën Territoriale.”.
Nard Ndoka
NDOKA: REFORMA PA KONSENSUS, MOS E VOTONI
Ora 15:30- Kjo reformë është pa konsensusin e opozitës, ndaj ministri Bledi Çuçi nuk ka pse ndihet krenar. Kështu deklaroi nga foltorja e Kuvendin, deputetit Nard Ndoka.

“Sapo dëgjova ministrin Çuçi i cili tha se ndihemi krenar, nuk duhet të ndiheni krenar, për një reformë të njëanshme, dhe pa mbështetjen e opozitën. Kjo ju bën jo të ndiheni krenar, por fajtor në rastin më të mirë për faktin që po paraqisni një projektligj, i cili për herë të parë garancia për ndarjen territoriale është pa mbështetjen e opozitës. Suksesi i një kryeministri dhe mazhorancë është konsensus me opozitën. Për të krijuar terren duhet tolerancë e mirëkuptim, që në fillim të qeverisjes suaj. Duke thelluar kështu konfliktin me opozitën. Ju nuk përcaktoni zyrat e PS dhe LSI, por qendrat e zhvillimit urban për gjithë territorin e vendit. Ne i themi vëlla çdo shqiptari dhe miq të gjithëve atyre që na duan si miq. Ndaj, u them të gjithëve që mos ta vononi këtë projektligj, pasi do pendoheni të gjithë. ”-tha Ndoka.

DULE: REFORMË E DËSHTUAR, U HARTUA NGA OREKSE KLIENTELISTE E ELEKTORALE
Ora 15:00-Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule e ka quajtur këtë një reforme antievropiane, që cënon rëndë të drejtat e minoriteteve. Madje nënkryetari i Kuvendit ka paralajmeruar se do të nxisëe referendum në Himarë, për kufijtë e Bashkisë.

“E mbeshtetem reformen territorriale qe ne fillim, duke besuar se është në dobi të vendit dhe bazohej në parime. Nisi si reformë Europiane por u shndërrua në klienteliste, u dominua nga allishverishet dhe dallaveret”, tha Dule. Ndryshimet e befta të bashkive të jugut në qarkun e Vlorës, pas futjes së PDIU në process, e shtrënguan PBDNJ të dalë kundër reformës dhe të akuzojë kryeministrin se po e largon nga koalicioni. Një proces i ngjashëm me censusin disa vjet më parë, sipas Dules. Edhe atëherë, futja e PDIU në process, shndërroi ligjin me disa amendamente të papranueshme nga PBDNJ.

“Dy vjet më parë të dashur kolege nuk ndodheshim bashkë në këtë sallë, se bojkotonim për qëllime të përbashkëta, dhe ata që ishin dje në qeveri votonin ligjin për Censusin. 3 herë u ndryshua ligji për regjistrimin e banesave. Ne e kundërshtuam fort atë ligj”. Rezultatet e censusit, u kundërshtuan nga socilistët, por edhe nga organizma ndërkombëtarë. Kjo po ndodh edhe sot sipas Dules. “Minoritetit etnik grek në Delvine e Sarande iu shkëputen fshatra e lagje për orekse politike” tha ai. Ndersa per Himarën, akuzoi kryeministrin se “nuk e bën për patriotizëm, por për t’i falur një ciflig mikut të tij, deputet në atë zonë dhe ndërtues që e ka shkatërruar qytetin e Himarës”. Dule kujtoi se kjo shkel, nenin 108 pika 2 te Kushtetutes dhe konventat nderkombetare te ratifikuara nga Parlamenti. Pikerisht kjo do te jetë baza ligjore për referendumin që PBDNJ do të kërkojë me qëllim rrëzmin e ndarjes territorriale.
“Referendumi do të jetë zgjidhja përfundimtare për Himarën”, tha Dule.

Ai ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ndarjes së bërë, sipas tij me interesa klienteliste, duke theksuar se Himara nuk pranon qehajallare, te cilet me pas duan t’i rrembejne pronat.
“Është këtu midis nesh, një njeri i afërt i kryeministrit, i cili kërkon dhuratë Himarën dhe më vjen çudi, sesi kryeministri pranon ti bëjë dhuratë si çiflig Himarën, por theksoi ti kujtoj se ai ka një rrënjë prej aty. Aty do ndahemi me referendumin, është ai populli sovran, që me referendum do vendos fatin e vet. Me Vranishtin po përpiqen ti përdorin si mish topi. Zoti kryeministër kemi ndarë shumë shqetësime në kohën tuaj të opozitës, atë të oligarkëve. Mos vallë dhe ju po bëheni motivues dhe një nga promotorët e këtyre fenomeneve në vendin tonë. Dhe nuk do dëshiroja që të përmendja atë që thonë fëmijët, Kalifi për kalifin. Ne luftuam për një sistem vlerash. Ndoshta keni një arsye për të qenë indiferentë në zonat e Himarës, ku nis shkelja e parimeve ajo nuk njeh kufij. Ne nuk mund të bëhem pjesë duke votuar këtë projektligj, ndaj vota ime është kundër”.

Çuçi: Nuk është replikë, sesa një sqarim. Zoti Dule foli për shmangie të kritereve, por unë them se jam krenar që jap pjesë e këtij vendi, pasi ne kemi ratifikuar marrëveshjeve e mbrojtjen e minoriteve. Si asnjë vend tjetër në Evropë i kam shfletuar kriteret dhe marrëveshjen tonë, e cila është si asnjë vend tjetër në Evropë. Në lidhje me Himarën, është përcaktuar nga ekspertët si zonë funksionale. Kur bëjmë reforma territoriale, shohim të shmangim polarizimin. Nuk është ky polarizim në rang qarku. Një nga qëllimet e reformës territoriale, është të zbut këtë polarizim, për ti dhënë mundësi zhvillimi të gjitha zonave. Unë nuk kam pyetur askënd se ku e marrin pensionit, i keni të gjitha të dokumentuara. i keni të incizuara të gjitha takimet në Himarë më audio. Ne me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtar, kemi bërë një sondazh në gjithë Shqipërinë, dhe në zonën e Vranishtit, Lukovës, ku rreth 60 për qind e tyre ishin pro ndarjes. Nëse do bëhet në gjithë Shqipërinë një referendum, jam shumë dakord, por jo vetëm për Himarën. Kemi bërë një sondazh i cili tregon qartë faktet, dhe për këtë jam krenar.

Dule: Ne fazën që jemi nuk është fakultative, e kemi të detyrueshme, nga ata që na kanë zgjedhur e që na përfaqësojmë, që të drejtën ndërkombëtare ta përfaqësojmë, në mos e dimë, ta mësojmë.

REFORMA TERRITORIALE, ÇUÇI: PËRFITOJNË TË GJITHË, DO RRITET BUXHETI PËR NJËSITË VENDORE
Ora 14:45-Një reformë nga e cila do të përfitojnë të gjithë e ka cilësuar ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi reformën territoriale. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ku prezantoi hapat e ndjekura për realizimin e kësaj reforme deri në arritjen e variantit përfundimtar Çuçi theksoi se njësitë e mëdha do të ofrojnë shërbime më të efektshme.

“Njësitë do të mbledhin më shumë të ardhura. Do të rritet buxheti për njësitë vendore. Është një reformë që nuk u zhvillua me dyer të mbyllura, por në përputhje me Kushtetutën, me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes dhe kontribut nga forcat politike. Një muaj pasi filluam punë organizuam Konferencën Kombëtare.

Në vjeshtën e vitit të kaluar ngritëm grupin e punës caktuam një koordinator në çdo qark. Bashkëpunuam me partnerët ndërkombëtarë ë ngritjen grupit të tyre mbështetës. Në janar kuvendi krijoi një komision të përkohshëm. Ky komision ka udhëhequr deri sot gjithë punën për zhvillimin e reformës. Në muajt mars dhe prill zhvilluam 13 takime në të gjithë Shqipërinë. Në prill komisioni i përkohshëm parlamentar aprovoi kriteret për reformën. Kjo punë nisi me analizën e specializuar shumëplanëshe.
Në këto takime u diskutuan dy variantet e përzgjedhura nga komisioni parlamentar. Gjatë muajve qershor dhe korri një organizatë e pavarur kreu një sondazh publik.

Analiza e këtyre ndërveprimeve soli në identifikimin e 61 njësive funksionale. Njësitë e reja bazohen në zhvillimin policentrik të njësive që supozon që brenda tyre funksionojnë edhe disa qendra. Për herë të parë përdoret një koncept shkencor për zhvillimin e ndarjes territoriale”- u shpreh Çuçi.

RAMA NË FB: KJO REFORMË DO TË RIORGANIZOJË SHQIPËRINË SI SHTET MODERN
Pak përpara nisjes së debatit për reformën territoriale në Kuvend, kryeministri Rama shkroi në rrjetin social Facebook se “kjo reformë historike do të riorganizojë Shqipërinë si shtet modern, përmes ndarjes së re administrative”.

IDRIZI DHE MARTO DORËZOJNË 2 AMENDAMENTE PËR REFORMËN TERRITORIALE
Grupi parlamentar i PDIU-së dhe deputeti Andrea Marto kanë depozituar në Kuvend dy amendamente lidhur me reformën administrativo-territoriale. Grupi parlamentar i PDIU-së kërkon që Vagalati, Sopiki dhe Pandelejmoni të Bashkisë së Konispolit, sipas propozimit të komisionit të posaçëm, të kalojnë në Bashkinë Livadhja.

Ndërkohë deputeti Andrea Marto ka dorëzuar një amendament që propozon tek njësia e qeverisjes vendore Bashkia Delvinë, të hiqen fshatrat Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë dhe të shtohen në njësinë e qeverisjes vendore Bashkia Livadhja.

“Njësia administrative Mesopotam, e cila është pjesë përbërëse e Bashkisë Livadhja, të përbëhet nga fshatrat, Mesopotam, Dhrovjan, Krongj, Bistricë, Velahovë, Livinë, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Kranë, Ardhasovë, Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë.”- thuhet në amendamentin e Martos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here