Home Politike “Vettingu” miratohet pa opoziten

“Vettingu” miratohet pa opoziten

268
0

timthumbPas pesë orësh debate, drafti i vetingut nuk arriti të merrte konsensusin e opozitës. Më herët Partia Demokatike propozoi mbi 47 amendamente për ndryshimin e tij.

“Amendamentet e paraqitura nga Partia Demokratike kanë një qëllim të vetëm, që ky projektligj të kthehet në binarët e Kushtetutës”, deklaroi në fund të mbledhjes, përfaqësuesi demokrat, Oerd Bylykbashi.

Por Pandeli Majko thotë se opozita nuk pati akuza për ndonjë nen konkret që shkelte dispozita kushtetuese.

“Në asnjë nen të ligjit të vetingut, opozita nuk bëri ndonjë akuzë se ky nen apo ai nen shkelte dispozitat kushtetuese, qofshin dhe ato të reja të sapomiratuara në Parlament”, tha ai.

Sipas Oerd Bylykbashit, maxhoranca i refuzoi në mënyrë arbitrare të gjitha amendamentet e paraqitura nga opozita, por Pandeli Majko ka një tjetër version.

“Të gjitha vërejtet e opozitës që patën miratimin e ndërkombëtarëve u miratuan, u kaluan me konsensus nga maxhoranca, bile në fund ne ramë dakord që në proces jemi të hapur edhe për ndonjë detaj teknik përmirësues”, u shpreh ai.

Lëvizja Socialiste për Integrim, partizane e konsensusit politik të të gjitha palëve, të martën u bë palë vetëm me kolegët e majtë socialistë. Kjo nuk i ka bindur ama demokratët t’i quajnë njerëzit e Metës bashkëpërgjegjës në prishjen e konsensusit.

“Sot është kambana e fortë për të treguar sesi e ka konceptuar këtë proces, që duhet të ishte konsensual kjo maxhorancë e udhëhequr nga Edi Rama”

Por çfarë do të ndodhë nëse ligji votohet pa PD edhe në Kuvend? A do ta çojë opozita pastaj ligjin në Gjykatën Kushtetuese? Partia Demokratike nuk e përjashtoi si opsion.

“Pa ardhur në binarët e kushtetutshmërisë, ky projektligj që miratoi maxhoranca sot në Komisionin ad hoc është antikushtetues. Kështu siç është aktualisht, ne jemi të sigurtë që nuk do t’i rezitojë dot testit kushtetues”, u shpreh Bylykbashi.

Previous articleReforma ne drejtesi kushton 40 milione USD ne vit
Next articleNASA, akses per studimet shkencore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here