Home Aktualitet Hidrocentrali ne Kaskaden e Drinit, pune me kapacitet maksimal

Hidrocentrali ne Kaskaden e Drinit, pune me kapacitet maksimal

624
0

Hidrocentralit në Kaskadën e lumit Drin po punon në kapacitetin maksimal, për të minimizuar shkarkimin e ujërave pa prodhim energjie.

Të dhënat e fundit nga KESH bëjnë të ditur se në orën 11.00 të së martës niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 288.76  m; niveli në HEC Koman 173.05 m ndërsa në HEC Vau Dejës 75.44 m.

KESH është duke menaxhuar situatën duke synuar mbajtën e kuotës në HEC Koman në 172.00 m ndërsa atë të HEC Vau Dejës jo më shumë se 75.00 m.

KESH bën të ditur se situata është nën kontroll dhe prurjet po shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese të disponueshme.

Ndërkaq, KESH ka inicuar një procedurë për shitjen në tregun e parregulluar të tepricave të energjisë së prodhuar nga prurjet e mëdha. KESH po bashkëpunon edhe me partnerët për të minimizuar shkarkimet pa prodhim energjie, duke shfrytëzuar maksimalisht përfitimet që rrjedhin nga marrëveshjet e shkëmbimit dhe depozitimit të energjisë elektrike.

Prodhimi ditor i energjisë në tre hidrocentralet e Kaskadës së Drinit është rreth 13,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit ka arritur në 1050 GWh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here