Home Politike Berisha: Mosvotimi i ligjeve nga opozita problem për integrimin

Berisha: Mosvotimi i ligjeve nga opozita problem për integrimin

627
0

Kryeministri Berisha ka deklaruar mosvotimi i ligjeve nga ana e opozitës në Kuvend mbetet ende një problem për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Berisha theksoi se opozita do ta përdor pushtetin e saj për t`i bllokuar ligjet dhe kjo sipas tij është një pengesë për procesin e integrimit.
Kryeministri Berisha i cilësoi si të pajustifikueshme deklaratat e opozitës se nuk do të votojë asnjë ligj i cili kërkon 84 vota, pra edhe votën e saj. “Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reforma zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues” ka theksuar Berisha.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me Kosovën dhe nëse sheh njohje të tjera për shtetin më të ri të Evropës, kryeministri Berisha theksoi se në takimet që ka zhvilluar ka pasur një mirëkuptim në rritje të pavarësisë së Kosovës.
“Në të gjitha takimet që kam me vendet që nuk e kanë njohur dhe janë qëllim i veçantë, sigurisht çështja kryesore është ajo e Kosovës. Konstatoj se ka një mirëkuptim në rritje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sikundër nuk mund të mohohet se tensionet e krijuara në veri dhe raporti i Dick Martit që ka transkriptuar në 80 përqind të tij, siç thotë vetë Prokurori i Përgjithshëm i Serbisë, raportin e Vukçeviçit, ka krijuar edhe ai një lloj shtjellimi që do të kthjellohet tërësisht pas hetimeve serioze që do të ndërmarrë EULEX, hetime që ne i kemi mirëpritur plotësisht” ka theksuar Berisha.

Kryeministri Berisha ka theksuar më tej se Shqipëria ka suksese të padiskutueshme në fushat ekonomike, sociale e të tjera, si dhe rezultate të lakmueshme të reformave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here