Home Aktualitet Dita e katërt e grevës, 2 dërgohen me urgjencë në spital

Dita e katërt e grevës, 2 dërgohen me urgjencë në spital

649
0

grevisti-spitalNgujimi afër selisë kryeministrore vijon për të katërtën ditë, ndërsa nuk kanë munguar hyrje daljet e pjesmarrësve në grevë. Të larguarit nga administrata vijojnë prej katër ditësh grevën e urisë në 4 tendat e vendosura pranë selisë së Kryeministrisë, në lulishten përballë Piramidës. Ata janë vizituar disa herë nga krerët e PD. Ndodhen 12 vetë gjithsej, pasi 4 prej grevistëve janë larguar. Dy grevistë u larguan mbrëmjen e djeshme, ndërsa mëngjesin e sotëm është larguar një tjetër grevist për shkak të gjendjes shëndetësore. Ish-grevisti Mehmet Cenmurati u largua me ambulancë në drejtim të spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Por vetëm pak minuta më pas një tjetër grevist ka humbur ndjenjat sapo ka dalë pak metra larg çadrës së grevës. Petrit Fejzullai, ish-financier në ISKSH, drejtoria rajonale në Tiranë, shfaqi probleme shëndetësore. Menjëherë grevisti është dërguar në spital për të marrë trajtim shëndetësor.

Mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 prej tendës ka dalë Ludovik Berisha, zjarrfikësi nga Berati, për shkak të dhimbjeve të stomakut. Në orën 19:20, në tendën e urisë është rikthyer Gladiola Bardhoshi, grevistja që në orën 17:00, ka dalë për të marrë serum. Bardhoshi është ndier keq pas 35 orësh pa ngrënë; ajo është vizituar nga mjekët katër herë dhe ka rezultuar se ka pasur probleme me stomakun dhe debolesë për shkak të mosushqyerjes. Bardhoshi kishte luhatje tensioni dhe u dërguasërish në spital për të marrë serum.

Paraditen e sotme, grevistës janë vizituar nga deputetet e Partisë Demokratike Jozefina Topalli dhe Mesila Doda.

GREVA E URISE NE KAOS, LARGOHEN 4 GREVISTE
Greva e urisë tashmë ndodhet në kaos, pasi mjaft herët, të paktën katër grevistë, janë ndier keq dhe braktisën atë. Ndërkohë që është larguar dy ditë më parë edhe grevistja Mimoza Boçari. Por në ngujimin e të papunëve janë vendosur dhe dy biznesmenë që po qëndrojnë me këmbëngulje në ngujim.

Në ditën e tretë të grevës së urisë së të larguarve nga puna, grevistëve i janë bashkuar dhe dy ish-nëpunës, Leonard Strazimiri, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror dhe Tonin Kolthi, ish-punonjës në komisariatin e Kurbinit, duke e çuar në 16 numrin e grevistëve në çadra, edhe pas largimit të Mimoza Boçarit. Dhe Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes te konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit është futur mbrëmë në grevën e urisë. Me largimin e 4 grevistëve mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm numri i grevistëve në çadra është 12.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here