Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kazakistan, me anë të një postimi të tij në rrjetin social “Facebook” flet për takimin e tij me Presidentin e Kazakistanit, Nursulatn Nazarbajev.
Rama shprehet në postimin e tij se presidenti Nazarbajev do të vizitojë së shpejti Shqipërinë, duke theksuar se temat e takimit të tyre kanë qenë harmonia ndërfetare, turizmi dhe energjia.
“Shqipëria mundësi për forcim bashkëpunimi”-kështu është shprehur Presidenti Nazarbajev. Ai më tej ka theksuar se do të forcojnë bashkëpunimin Shqipëri-Kazakistan. Kryeministri Rama gjatë takimit shprehu gatishmëri për të mirëpritur investitorë të Kazakistanit.
“Investimi në fushat e turizmit, naftës, gazit transportit. Kazakistani një ndër prodhuesit më të mëdhenj për naftë, gaz”-kështu është shprehur Rama.
Ndërkohë, bëhet me dije se Presidenti Nazarbajev i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të ardhur në Shqipëri. Sipas kryeministri Rama, Presidenti i Kazakistanit do të shoqërohet dhe nga investues, duke hapur kështu mundësitë e bashkëpunimit në sektorët ekonomike, dhe jo vetëm.