Home Aktualitet Nena vret vajzen, me pas edhe veten. Donte te shkonte ne ekskursion

Nena vret vajzen, me pas edhe veten. Donte te shkonte ne ekskursion

325
0

policia2Një ngjarje tragjikë është shënuar në Kurbin, nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 13:00 në komunën Fushë –Kuqe, ku Mimoza Keqi 40 vjeç ka vrarë vajzën 15-vjeçare Sara. Sipas informacioneve paraprake krimi i dyfishtë ka ndodhur me armë zjarri tip automatik, ndërsa dyshohet se nëna të ketë qëlluar me breshëri plumbash ndaj së bijës, kjo pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja dhe arma e krimit. 

Krimi i dyfishtë dyshohet se fsheh pas një debat të nisur nga mbrëmja e djeshme. Mendohet se nëna nuk e ka lejuar të bijën të shkojë në eskursion. Në momentin e krimit nëna dhe vajza ndodheshin vetëm në banesë, pasi kryefamiljari dhe dy djemtë e tjerë  nuk ishin në shtëpi.
 
Policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar shkaqet e këtij krimi të dyfishtë, ndërsa aktualisht rrethanat janë të paqarta.  

Previous articleOpozita proteston para kryeministrisë, Basha: Rama ik, re bashkë me avionin
Next articleDita e katërt e grevës, 2 dërgohen me urgjencë në spital

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here