Home Sport Champions League, Milan mposht Barcelonen

Champions League, Milan mposht Barcelonen

705
0

muntari_milanChampions League ka vazhduar me dy ndeshje që kanë plotësuar aktin e parë të ndeshjeve çerekfinale. Milani ka pritur në shtëpi ekipin e Barcelonës, ndërsa Gallatasaray Shalke 04 në Turqi. Në ‘San Siro’ është zhvilluar njëra nga ndeshjet më të bukura ku Milani ka fituar 2-0 me Barcelonën.

Pas pjesës së parë në barazim pa gola, Milani rikthehet në pjesën e dytë duke shënuar dy gola të mrekullueshëm. Fillimisht është Boateng që shënon në minutën e 52′ duke surprizuar Barcelonën, ndërsa në minutën e 81′ është Muntari që dyfishon shifrat duke gjunjëzuar katalanasit. Miqtë tentojnë të shënojë me Mesin dhe Iniestën në minutat e mbetura të ndeshjes të paktën një gol për të qëndruar në lojë për ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’, por s’arrijnë.
Kualifikimi duket larg për blaugranët pas kësaj humbje. Në ndeshjen tjetër mes Gallatasaray dhe Shalke 04 është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit kaluan së pari në avantazh me Yilmaz në minutën e 12′ të pjesës së parë, ndërsa ekipi gjerman nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 45′ 1-1. Pjesa e dytë nuk pati gola, pavarësisht lojës së fortë dhe rasteve pa fund. Kështu kualifikimi mbetet i hapur për të dy ekipet në ndeshjen e kthimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here