Home Politike Pagat e pedagogëve do rriten me 13 900 lekë më shumë

Pagat e pedagogëve do rriten me 13 900 lekë më shumë

154
0

rama‘Hyrja në universitet për maturantët duhet të bëhet më e vështirë. Konkurenca duhet të rritet vit pas viti”.

Kështu deklaroi kryeministri Rama nga Korpusi Universitar me pedagogët në aktivitetin “Rritja e pagave në sistemin e arsimit të lartë”. Sipas kryeministrit, kjo do të sjellë nesër një punonjës profesionalist të administratës, e si pasojë një shtet plot cilësi.

 ”Hyrja në universitet duhet të bëhet më e vështirë për të siguruar që kush del është një shërbëtor i ditur i këtij populli dhe këtij shteti. Për t’u siguruar që kush del nga universiteti të jetë shërbëtor i denjë i shtetit. Çfarë është mbjellë korret pastaj në kurriz të atyre që presin një shtet me cilësi”, është shprehur Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se sot më në fund po flasim për një sistem arsimor të drejtë. Sot maturantët më të mirë kanë marrë shkollën që meritojnë. Rama u shpreh se sot të gjithë nuk shqetësohen që më të mirët të marrin atë që meritojnë, por që ngelësit të marrin atë që nuk meritojnë.

”Fillimisht duhet të flasim për meritën. Shteti garanton barazinë e mundësive, por jo dhënien e të drejtës kur nuk ekzistojnë kushtet e meritës. Këtu është bërë një përmbysje në mentalitet. Këtu nuk është shqetësuar njeri për më të mirët, por për ngelësit. Nuk shqetësohen sesi më të mirët që të marrin atë që i takon, por shqetësohen sesi ngelësit të marrin atë që nuk mertiojnë”, vijoi më tej Rama.

Rama renditi një sërë mangësish që janë gjetur në Arsimin e Lartë. Sipas tij, rrënimi i Arsimit të Lartë ndër vite ka ndikuar në shumë aspekte.

Ky rrënim i madh që i është bërë gjuhës sonë, është një nga shprehjet me spektakolare që i është bërë jo sistemit të arsimit, por kuptimit për arsimin dhe vlerës që ka arsimi.Kemi trashëguar një sistem arsimor të ndërtuar enkas në një korsi, një rrugë e të ardhmes për gjithë gjeneratën e re në një korsi. Nga klasa e parë drejt dhe në universitete. Arritëm të thyejmë një rekord botëror duke pasur 18 herë më shumë universitete për frymë se Britania e Madhe dhe 15 herë më shumë se Gjermania.
Ajo që është bërë ka qenë që të papunët të rrinë nëpër korridoret e universiteteve dhe të sorollaten  për 5 vjet dhe pas 5 vitesh të shohim dhe të bëjmë.
Korsia tjetër që është domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe social, arsimi profesional u mbyll si korsi. Mbetën disa shkolla dhe jo për të dhënë arsim profesional, por për të mbajtur në punë mësues për vota. U hapën 2 korsi të ngushta për universitetin publik dhe privat, duke shkatërruar çdo lloj perspektive të konkurrencës së shëndetshme
“, përfundoi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here