Astronauti i gjashtë që eci në Hënë, Edgar Mitçel, ndërron jetë në moshën 85 vjeçare në Florida.
Lajmi bëhet i ditur nga familja e astronautit amerikan.
Edgar Mitçel ishte pjesë e “Apollo 14” në vitin 1971. Ai kaloi më shumë se 9 orë në sipërfaqen e hënës.
Një vit më vonë, largohet nga Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA dhe ngriti Institutin e Shkencave Nautike, me të cilin synonte të mbështeste “transformimin individual dhe kolektiv përmes hulumtimeve ndërgjegjes”.
Vitet e fundit, Mitçel ishte shprehur se besonte në ekzistencën e alienëve.
Ai thoshte se ata kanë vizituar edhe Tokën.