Home Aktualitet Perfundon afati i regjistrimit ne Universitete, vijon te ulet vija e kuqe

Perfundon afati i regjistrimit ne Universitete, vijon te ulet vija e kuqe

531
0

universiteteKa përfunduar ditën e djeshme afati i regjistrimi të kandidatëve që ishin shpallur fitues në Universitet. Ndërkohë që vijon të ulet vija e kuqe, për ata kandidatë të cilëtn nuk janë regjistruar ende në Universitet.

Sipas Ministrisë së Arsimit të gjithë ata maturantë të cilët emri i tyre në portalin e klasifikimit online, u del me ngjyrë jeshile, duhet të shkojnë të regjistrohen pranë sekretarive. Nga sot fillon minifaza e fundit e regjistrimeve dhe Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që kanë fituar, që të mos presin më gjatë.

Kjo për shkak se në datën 27 tetor mbyllen të gjitha fazat për tu regjistruar në Universitet. Ndërkohë burime të gazetës bëjnë me dije se janë ende më shumë se 3500 kuota të paplotësuara në Universitetet publike.

Numëri më i lartë i kuotave bosh, është në disa nga universitetet e rretheve, por edhe në Universitetin e Tiranës janë ende kuotat të paplotësuara. Burime të gazetës bëjnë me dije se janë më shumë se 1 mijë kuota të paplotësuara në degët e Universitetit të Tiranës.

Degët që vijojnë të kenë më shumë kuota të lira janë ato në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ndërkohë edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës ka ende një pjesë të kuotave bosh.

Sot publikohen ID e stdudentëve që janë shpallur fitues në Fakultetin Ekonomik.

Ndërsa për sa i përket fakulteteve të tjera, maturantët duhet që të kontrollojnë vazhdimisht renditjen e tyre në portalin e kalsifikimit, pasi mund të shpallen fitues në çdo moment dhe menjëerë më pas duhet të bëjnë regjistrimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here