Home Aktualitet Itali, 21-vjecari humb jeten pasi bie nga 10 metra lartesi

Itali, 21-vjecari humb jeten pasi bie nga 10 metra lartesi

471
0

klodian-eleziNjë i ri shqiptar humbi jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në Itali ku u rrëzua nga 10 metra lartësi…e njëjta histori e trishtë si ajo që i mori jetën edhe xhaxhait të tij tre vjet më parë.

Klodian Elezi vetëm 21 vjeç humbi jetën në periferi të Milanos, ndërsa punonte në kantierin për ndërtimin e unazës së jashtme në lindje të qytetit.

Sipas hetimeve paraprake 21-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga 10 metra lartësi, ku asnjë nga masat mbrojtëse nuk ka mundur ta evitojë tragjedinë. Të parët që dhanë alarmin ishin kolegët me të cilët punonte i riu, të cilët kanë parë Klodianin të fluturojë nga lartësia, e mënjëherë pas rënies në tokë i ka rënë të fikët.

Përpjeket për ta shpëtuar të riun shqiptar ishin të shumta, por asnjë nga përpjekjet për të bërë zemrën e tij të rrahë nuk mundi ta mbajë në jetë.

Tre vjet më parë, në 2012 xhaxhai i tij Sherbet Bashmeta humbi jetën në një kantier në fushën e futbollit, në të njëjtën orë që nipi i tij 23-vjeçar ndërroi jetë, më 13:00.

Familja shqiptare e cila kishte emigruar në Itali për të punuar, është tashmë e shkatërruar nga dhimbja e fatkeqësisë së dyfishtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here