Home Aktualitet Klononin kartat e bankave, në pranga 5 bullgarë

Klononin kartat e bankave, në pranga 5 bullgarë

574
0

Policia e shtetit gjatë operacionit të koduar “Bankomati i rremë” ka bërë të munduar arrestimin e 5 shtetasve bullgarë të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së shtetit ka theksuar se janë arrestuar shtetasit Dragomir Ivanov Bonev, 35 vjeç, Ivo Dimitrov Ivanov, 37 vjeç , Pavel Vladimirov Milenov , 31 vjeç , Nikolay Yordanov Tosonev , 33 vjeç dhe Aleksandar Kolev, 38 vjeç , të pestë banues në Sofie të Bullgarisë.

Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi intensiv disa mujor, ku rezultoi se ky grup kriminal ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe me pajisje elektronike të prodhuara në mënyrë artizanale, të modifikuara si pjesë të bankomatit, kanë kopjuar të dhënat e kartave të debitit dhe kreditit në disa bankomate të qyteteve të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe më pas këto të dhëna janë përdorur për të prodhuar karta bankare të klonuara, me qellim për të tërhequr para në mënyrë të paligjshme.
Tre nga personat e arrestuar u kapën në flagrancë duke përgatitur pajisjet kompjuterike për klonim të kartave bankare, në një dhomë të një hoteli në qytetin e Durrësit, ndërkohë që dy të tjerët po largoheshin nga një Pikë e Kalimit Kufitar nga vendi ynë.
Nga hetimet rezulton se ky grup ka mundur të kryejë një sërë sulmesh të suksesshme me karta bankare të falsifikuara në bankomate të bankave të nivelit të dytë në Tiranë në muajt Maj-Korrik 2011.Gjatë kësaj periudhe ata kanë kryer mbi 100 transaksione me vlerë rreth 150 000 euro.
Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe tre copë pajisje kompjuterike “Skimmer”, që shërbejnë për klonimin e kartave, me logo të bankave, 2 mikrokamera dixhitale per regjistrimin e kodeve PIN, 2 kamera dixhitale per fotografimin e bankomateve, dhjetëra karta plastike me shirit magnetik me te dhëna të kartave bankare të vjedhura, 3 kompjuter “Laptop” që kanë shërbyer për programimin e këtyre të dhënave, 2 makina, 5 celularë, si dhe një shumë prej 1000 eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here