Ne kemi shpikur penicilinën, anije kozmike, kompjuter dhe zemër artificiale pavarësisht shumë dëshirave të tjera. Kur inteligjenca humane do të tejkalojë këtë? Përgjigja nëse i referohemi shkencëtarëve është asnjëherë.
Truri i njeriut ka arritur kulmin dhe se fizikisht është e pamundur për ne që të bëhemi më të zgjuar shprehen shkencëtarët. Ata pohojnë se nëse do të duam rritjen e inteligjencës, trurit të njeriut i duhet një sasi më e madhe energjie dhe oksigjeni – këtë gjë nuk mund t’ia sigurojmë.
Kërkuesit e Universitetit të Kemrixhit kanë analizuar strukturën e trurit dhe kanë punuar mbi sasinë e energjisë që harxhojnë qelizat e tij. Profesori i neurobilogjisë, Simon Laughlin, shprehet se funksionimi i trurit kërkon energji dhe kërkesat e tij po shkojnë në cakun e fundit nga ajo që mund t’i ofrohet” dhe shton se “kjo do të thotë se këtu është caku i informacionit që mund të përpunojë”.
Shkencëtarë të tjera shprehen se “rrjeti” apo fibrat që lidhin zonat e ndryshme të trurit me njëra-tjetrën nuk mund të përmirësohen më tej. Ata kanë zbuluar se njerëzit e mençur kanë rrjetin më të mirë, ku mesazhi kalon shumë shpejt nga një zonë në zonën tjetër në tru. Por ata theksojnë se do të duhet energji ekstra që rrjeti i trurit të bëhet më efiçent. Kjo është e pamundur për njerëzit që do të thotë se nuk mund të bëhemi më të zgjuar.
Ed Bullmore, profesor i psikiatrisë në Kambrixh, thotë se njerëzit e zgjuar “paguajnë” për këtë pasi truri i tyre harxhon më shumë energji.
a mundet kush tme tregoj se qka esht hargjimi i meshtjellsit te trurit dhe dhe a esht semundje e rrezikshme ju faleminderit per qdo spjegim ose keshill