Kreu i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nëna e tij, ka bërë sot një vizitë ngushëllimi në familjen e Faik Myrtos, demonstruesit nga Fieri, i vrarë më 21 janar.
Pasi i ka shprehur familjes Myrto ngushëllimet për humbjen e njeriut të dashur, Rama ka shtuar se Prokuroria e ka vullnetin për të vënë në vend drejtësinë në lidhje me vrasjen e demonstruesve. “Humbja e babait në familje është e pazëvendësueshme, por unë do të jem pranë familjes së Faik Myrtos për t`i ndihmuar”, është shprehur Rama.
Gjithashtu, edhe familjarët e Faik Myrtajt kanë kërkuar që drejtësia të vihet në vend.
Vizita e Ramës në familjen Myrto është në vazhdën e vizitave të tij ngushëlluese për demonstruesit e vrarë në 21 janar para Kryeministrisë. Para disa ditësh, ai ishte në familjen e Hekuran Dedës.