Home Bota Polonia tregon forcen perballe kercenimit rus

Polonia tregon forcen perballe kercenimit rus

1160
0

Ministri i Mbrojtjes i Poloniosë Macierewicz ka plane të mëdha për ta shtuar frikësimin ndaj Rusisë. Por plani më i fundit përjetoi një fiasko: një tender për helikopterë të rinj duhet të zgjatet.

Qeveria polake ndodhet para një biznesi të rëndësishëm armatimi. Këtu nuk bëhet fjalë për mallin më të mirë. “Punëmarrësit polakë do të kenë mundësinë që të ndërtojnë helikopterët më modernë”, tha ministri i Mbrojtjes Antoni Macierewicz para një muaji para Parlamentit në Varshavë. Tri koncerne janë ftuar që të japin ofertat e tyre për 16 helikopterë luftarakë shumëfunksionalë. “Ata do te kenë kohë deri në 13 mars”, tha atëherë ministri. Por tani, një zëdhënës i forcave të armatosura thotë se kjo datë do të ndryshojë. Do të pritet deri në 27 mars për një ofrues.

Tenderi i mëparshëm për helikopterët përfundoi me skandal

Përpjekja e re u bë e nevojshme, sepse qeveria e anuloi papritur në vjeshtë blerjen e gati 50 helikopterëve nga koncerni evropian Airbus. Gjoja koncerni nuk i kishte plotësuar përfytyrimet e Varshavës për investimet në Poloni të lidhura me kontratën, kjo ishte kritika që erdhi nga Varshava. Pas ndërprerjes së blerjes, prodhuesi francez ishte aq i zemëruar, sa Presidenti i Francës, François Holande e anuloi një vizitë në Poloni në momentin e fundit.

Në tenderin e ri bëhet fjalë për 16 helikopterë. Ndoshta këtë herë në garë janë vetëm ish-konkurrentët e Airbusit: koncernet Leonardo (Itali) dhe Lockheed Martin (SHBA), të cilat kanë të dyja uzina në Poloninë juglindore. Sigurimi i fuqisë punëtore ishte një premtim i fushatës elektorale i partisë në pushtet E drejta dhe Drejtësia, PiS. Një ekspert në Varshavë mendon se në fund ndoshta prej secilës nga firmat do të porositen tetë helikopterë.

Civilët duhet të luftojnë në mbrojtjen territoriale

Ndërprerja e vontë e biznesit miliardësh është një nga vendimet e shumta të diskutueshme të ministrit të Mbrojtjes Antoni Macierewicz. Një tjetër është shkurtimi radikal i personelit në nivelet drejtuese të forcave të armatosura. Ministri tha se do që t’i ndërpresë të gjitha lidhjet në personel që nga koha e komunizmit. Megjithatë, tani ushtrisë i dhanë para kohe lamtumirën edhe gjeneralë të rëndësishëm, të cilët patën mbledhur përvoja të vlefshme në Irak dhe në Afganistan. Disa oficerë më të rinj kjo do t’i gëzojë: tani ata mund t’i ngjitin më shpejt shkallët e karrierës. Edhe pagat do të rriten. Në këtë mënyrë, thonë kritikët, ministrat e graduar do të ndihen të lidhur edhe personalisht me ministrin

Ministri polak i Mbrojtjes Antoni Macierewicz do të ndërtojë Mbrojtjen Territoriale

Një masë tjetër e diskutueshme është fillimi i ndërtimit të një pjese të re të forcave të armatosura, të trupave të mbrojtjes territoriale (WOT).

Pikërisht pas eleminimit të Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak në vitin 2010, kjo masë synon ta rrisë frikësimin e një sulmuesi. Kjo përshtatet me tendencën e përgjithshme: për shkak të shtimit të kërcënimeve nga Rusia, disa vende në hapësirën e Detit Baltik e kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Në Poloni, në WOT do të organizohen 53.000 civilë, nën varësinë direkte të ministrit të Mbrojtjes dhe të gatshëm për rastin e rrezikut. Dyshimin se WOT është parashikuar të ndërhyjë edhe në rast trazirash brenda vendit, qeveria e kundërshton.

Opozita: harxhim parash kot

Për në WOT mund të aplikojnë si rezervistë, ashtu edhe civilë që “nuk kanë kryer shërbim ushtarak”, si burra ashtu si edhe gra. Anëtarë të organizatave private të mbrojtjes, të cilat janë shtuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë, shihen me qejf për këtë veprimtari të kohës së lirë.

Shumica e ushtarëve të WOT do të vazhdojnë edhe më tej të punojnë normalisht.

Politikani i opozitës, ish-ministri i Mbrojtjes Tomasz Siemoniak ka shumë dyshime për këtë koncept: “Se  si do të jetë në gjendje të luftojë kjo ushtri e fundjavës me trajnimet e shkurtra, nuk është shumë e qartë për mua. Për mua e gjitha kjo është një sipërmarrje propagandistike dhe harxhim parash kot. Do të ishte më mirë të kishim 10.000 deri 15.000 ushtarë profesionistë më shumë se sa 53.000 njerëz të WOT”. Edhe numri i aplikantëve deri tani nuk është shumë i madh, thotë ai.

Polonia ka trupën më të madhe tankiste në BE

Ushtria e Polonisë me gjithsej 90.000 ushtarë është modernizuar në një masë të konsiderueshme që prej vitit 2000. Varshava ka siguruar teknikë të re, midis tyre 48 avionë luftarakë F-16, avionë transporti CASA, automjete të blinduara për trupat (“Rosomak”), topa obus të blinduar (“Krab”) dhe raketa tokë-ajër.

Me rreth 600 tanke luftarakë, Polonia ka aktualisht trupën më të madhe të tankeve në BE, më të mirët prej tyre, 240, janë tanke të tipit “Leopard”, të cilët janë blerë të përdorur nga Gjermania dhe janë stacionuar në Silezinë e Poshtme. Një pjesë të këtyre tankeve, Macierewicz do t’i stacionojë në kufirin lindor: me sa duket për të frikësuar Rusinë.

DW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here