Home Aktualitet Elbasan, makina del nga rruga, 4 të plagosur

Elbasan, makina del nga rruga, 4 të plagosur

538
0

4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Çepanaj.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 4 pjesëtarët e familjes Sula.
Makina me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur, Ludvi Sula 42 vjeç, Finete Sula 38 vjeç, F. Sula 8 vjeç dhe M. Sula 3 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Peqinit, por për shkak të gjendjes së rënduar të tyre ata janë nisur drejt spitalit të Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here