Home Aktualitet Tiranë, qëllojnë me armë, pas sherrit për semaforin

Tiranë, qëllojnë me armë, pas sherrit për semaforin

521
0

Një person ka mbetur i dëmtuar pas sherrit të krijuar për semaforin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Qytetit të Nxënësve”, ku disa persona janë grindur mes tyre për shkak të semaforit.
Pas përplasjes fizike mes tyre, janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, të cilat kanë qenë në drejtim të ajrit.
I dëmtuari nga kjo grindje, është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here