Home Aktualitet Albumi i Winehouse, në krye të klasifikimit britanik

Albumi i Winehouse, në krye të klasifikimit britanik

484
0

Albumi i Amy Winehouse-it, “Back to Black” është përsëri në krye të klasifikimit britanik, nëntë ditë pas vdekjes së këngëtares në Londër. Albumi, fitues i çmimit “Grammy” ishte gjithashtu në vendin e parë në vitin 2006 kur u publikua. Winehouse ka lënë disa krijime të pa publikuara dhe nuk është marrë asnjë vendim se kur ato do të jenë në duart e publikut. Familja e Amy Winehouse-it po kërkon mbështetje politike për të ndërtuar një qendër rehabilitimi për drogën në emër të saj. Trajtimi për drogën në Angli ofrohet përmes qendrave lokale të shëndetësisë ose klinikave private të shtrenjta. Punonjësit e rehabilitimit thonë se ka një listë të gjatë pritjeje në qendrat publike, ndërsa ato private janë të papërballueshme për shumë njerëz. Winehouse e cila luftoi për vite me problemet e drogës dhe alkoolit u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 23 korrik. Rezultatet e testeve toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes do të publikohen këtë muaj.

Previous articleZbulohen fotot dhe detajet e lidhjes së Lorik Canës me anglezen e pasur 40-vjeçare
Next articleTiranë, qëllojnë me armë, pas sherrit për semaforin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here