Home Aktualitet Zbulohen fotot dhe detajet e lidhjes së Lorik Canës me anglezen e...

Zbulohen fotot dhe detajet e lidhjes së Lorik Canës me anglezen e pasur 40-vjeçare

737
0

Shkrime të shumta mbi jetën e tij private gjithmonë kanë zgjuar interes jo vetëm tek opinioni shqiptar, por dhe ai i huaj. Sa ishte në Francë, futbollistin e njohur shqiptar e kanë lidhur me shumë femra të njohura dhe të bukura, ndërkohë dhe tek ne nuk është kursyer aspak nga femrat e ekranit, që nga modelet e deri tek këngëtaret. Për pak kohë sa ishte në Turqi nuk është zbuluar ndonjë lidhje intime, por thuhej se Canën atje e vizitonin femra të ndryshme nga mbarë bota. Ai ishte i lidhur edhe me një modele braziliane, por lidhja e tyre tashmë ka përfunduar. Cana është transferuar në një klub italian, por për jetën e tij ka më për të folur. Kemi shkruar disa herë që këngëtaren Adelina Tahiri e ka kërcënuar një angleze me emrin Xhema. Atë do zbulojmë këtë radhë, kush është dhe çfarë pasioni ka. Flitet se është diku rreth të 40-ave, por nga fotot nuk jep pamje të kësaj moshe, ndoshta nga ndikimi i operacioneve plastike. Ku i dihet…

Po çfarë flitet në internet në lidhje me rastin në fjalë? Duke bërë disa hulumtime mbi Xhemën dhe veprimtarinë e saj, aty ku edhe shkruhej mbi jetën e Lorikut, hasëm në disa komente në formë anonime, të cilat ishin shkruar në gjuhën angleze, por ne i sjellim të përkthyera në shqip. “Mendova se ai (Loriku) është në lidhje me Xhema Bertenshaw? Harxhimi i viteve me Canën, ndërsa ai jeton me Xhemën është një gjë e poshtër. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Cana është i neveritshëm. Megjithatë Adelinës i duhet më shumë pjekuri për shkak se është shumë e re, kurse Loriku shfaqet si një fëmijë në këtë rast”, përfundon komenti. Nga hulumtimi që i kemi bërë profilit të Xhemës, kemi vënë re që lidhja e tyre daton prej disa viteve ose më saktë të themi që nga viti 2009, ku janë vendosur fotot nga festat e ndryshme në të cilat ka marrë pjesë edhe Cana i shoqëruar nga Xhema. Kjo e fundit në disa imazhe të publikuara ka lënë komente duke thënë se është ky i dashuri im. Këtë lidhje Loriku nuk e ka pranuar në ndonjë intervistë, por ja që faktet flasin ndryshe. Se çfarë e mban në lidhje me Xhemën, pasuria apo diçka tjetër, këtë nuk kemi arritur ta kuptojmë, të paktën deri më sot.
VITIN E KALUAR CANA DHE XHEMA HAPËN FERMËN E KUAJVE
Qendra sportive e kuajve “Illyria” është themeluar në vitin 2010 nga Lorik Cana (Shqipëri) dhe XhemaBertenshaw (UK), kështu shkruhet në faqen zyrtare të qendrës. Ekipi është formuar kur çifti Cana dhe Bertenshaw kanë blerë një kalë kur ishte në moshën 4-vjeçare, në maj të vitit të kaluar si formë investimi. Xhemaka pasur gjithmonë pasion kuajt dhe ka në pronësi të saj kuaj të ndryshëm, të cilët kalërohen këto 10 vitet e fundit. Ajo kuajt i ka blerë në Gjermani me ndihmën e trajnerit të saj Adrian Marsh. “Princi i Ilirisë” quhet kali i preferuar i Xhemës dhe Lorikut, i cili ka garuar në garën e tij të parë duke fituar në qark kombëtar gjerman dhe ka një normë 100% të suksesit dhe ende sot e kësaj dite ndan gjithmonë fitore. Për shkak të kombësisë së Lorikut, krenar për vendin dhe flamurin e tij kombëtar, ata kanë vendosur që gjithmonë të konkurrojnë me kuajt nën ngjyrat e Shqipërisë dhe kjo u miratua, pasi edhe logoja e ekipit të tyre “Iliria Sport” mban stemën e flamurit kombëtar. Në muajin maj të vitit të kaluar Xhemableu një tjetër kalë për ditëlindjen e Lorikut. Disa muaj më vonë, ajo përsëri bleu një tjetër kalë për Lorikun dhe ky kal mbante në kokë një shenjë të bardhë që simbolizonte hartën e Kosovës, pra vendlindjen e Lorik Canës.

Megjithatë, ata gjithmonë kanë pasur në plan për të vënë Shqipërinë në hartë në këtë disiplinë sportive dhe kanë hedhur poshtë gjashtë figura për një kalë superstar të ri, për ta mbajtur atë në ekip, duke shpresuar se një ditë do të konkurrojnë në Olimpiadë me flamur dhe ngjyra të Shqipërisë.

Xhema në Manchester City zotëron një ranch të quajtur “Casall CC”, madje edhe atje kujdesen për shumë kuaj, të cilët marrin pjesë nëpër evente të ndryshme në mbarë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here