Ka patur apo nuk ka patur një paketë cigare në dorë. Kjo ka qënë dilema e madhe e Amerikës këto ditë, pasi një foto është publikuar teksa Presidenti Obama mbante në dorë një paketë për të cilën mendohet se ka qënë me cigare.
Sekretari për shtyp në Shtëpinë e Bardhë Josh Earnest ka mohuar se Presidenti amerikan Barack Obama mbante në duar një pako me cigare në fotografitë e publikuara së fundi së bashku me Kryeministrin italian Matteo Renzi.
Ne foton e realizuar në Gjermani gjatë samitit të G7, Obama shihet duke mbajtur diçka në duar e cila u komentua si paketë cigaresh.
“Ju thashë se nuk ishin cigare”, u përgjigj Earnest në pyetjet e gazetarëve.