Home Shendetesi Kontraceptivet orale, ja 7 arsyet perse nuk duhen perdorur

Kontraceptivet orale, ja 7 arsyet perse nuk duhen perdorur

1723
0

Disa femra mendojnë se kontraceptivët duhen përdorur vetëm në rastin e shmangies së ndonjë shtatzënie të padëshiruar ose kur kanë çrregullime të ciklit mestrual.

Në artikullin e sotëm mjekët gjinekologë-obstetër ju njohin me 7 arsye përse duhet të ndaloni së përdoruri kontraceptivët dhe problematikat shëndetësore që lidhen me to:

1.Rrisin nivelet e testosteronit: Studimet e ndryshme kanë provuar se përdorimi i vazhdueshëm i kontraceptivëve rrit nivelin e testorenit në oragnizëm. Si pasojë shumë femra kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve intime, thatësi vaginale dhe rënie të dëshirës seksuale. Gati 40% e femrave përjetojnë një problem të tillë, por shumë prej tyre nuk flasin rreth tij.

2.Krijojnë çrregullime hormonale: Rritja e testosteronit sjell prishjen ekuilibrave të hormoneve, ku të parët që preken janë estrogjeni dhe ulet progesteroni. Këto çrregullime ndikojnë në pothuajse të gjitha aktivitetet vitale të femrës.

3.Dëmtojnë sistemin tretës: Kontraceptivët ndikojnë në mënyrë të drejpërdrejtë në shëndetin e sitemit tretës duke krijuar inflamacion të zorrës së trashë deri në shfaqjen e kolitit ulçeroz.

4.Shkaktojnë gjakderdhje para ciklit: Disa kontraceptivë kanë në përmbajtjen e tyre një formë sintetike të hormonit të progestinës, të njohur me emrin dosperinone. Kjo formë sintetike hormonale dyfishon mundësinë e gjakderdhjes para ciklit dhe shton dhimbjet premestruale.

5.Ndikojnë në shëndetin e tiroideve: Përdorimi i kontraceptivëve ndikon në shëndetin e tiroideve pasi sasia e lartë e estrogjenit rrit veprimin e TBG-së ( Thyroxine Binding Globulin), e cila është përgjegjëse për prodhimin e hormonit të tiroides. Sa më shumë TBG të keni në trup, aq më e lartë është mundësia të keni hipertiroidizëm.

6.Shkaktojnë mbajtje të tepërt të ujit: Shumë femra ankohen për peshën e tepërt të fituar gjatë kohës që përdorin kontracpetivët. Kjo peshë lidhet me mbajtjen e tepërt të ujit.

7.Pengojnë përthithjen e vitaminave dhe mineraleve: Studimet e ndryshme kanë provuar se kontracpetivët orale ulin fuqinë e trupit për të përthithur disa vitamina esenciale si B1,B2,B5,B6 dhe B9, vitaminë C dhe E, si dhe minerale si magnezi, seleni, zinku dhe bakri./Living/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here