Home Aktualitet Ekstradohet Albino Prudentino, akuzohet për trafik droge

Ekstradohet Albino Prudentino, akuzohet për trafik droge

617
0

I akuzuar për organizim kriminal të tipit mafioz, Prudentino është përcjellë sot drejt Italisë. Lajmi bëhet me dije nga burime të drejtorisë së burgjeve. Sipas burimeve Prudentino ka lënë qelinë e paraburgimit të Vlorës orët e mbrëmjes së djeshme. Rreth orës 18:30 ai ka qenë me grupin e shoqërimit nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, të cilët e kanë përcjellë drejt qelisë së burgut 313 për ta kaluar aty natën. Burimet bëjnë me dije se nisja drejt Italisë ishte parashikuar rreth orëve të mesditës së sotme, por për efekte sigurie nisja është bërë në orët e mëngjesit të sotëm.

Burimet bëjnë me dije se bosi i “Sacra Corona Unita” është ekstraduar drejt Italisë nën masa të forta sigurie.

Prudentino u arrestua në Vlorë në 29 shtator të vitit të kaluar, qytet ku ai ishte vendosur prej disa muajsh dhe drejtonte disa biznese. Ai u akuza për organizim kriminal të tipit mafioz e trafik droge. Pas një serie seancash në organet e gjyqësorit të Vlorës, ndaj tij u vendos masa e ekstradimit, masë që u ekzekutua sot.

***

Gjykata e shkallës së parë e rrethit gjyqësor Vlorë ka dhënë vendimin për ekstradimin e Albino Prudentinos, në bazë të kërkesës së autoriteteve italiane të drejtësisë. Gjatë seancës ka patur kërkesa paraprake nga avokati Doja, fillimisht për vënien në dispozicion të gjithë fashikujve për procedimin penal të Prudentinos, nga prokuroria shqiptare dhe ajo italiane, e relativisht kohë për njohjen e këtyre dokumenteve. Në emër të prokurorisë shqiptare, prokurori Maksim Sota tha se për Prudentinon nuk ka proçedim penal nga pala shqiptare, por gjithë dosja për këtë i është përcjellë për kopetencë shtetit fqinj. Në këto kushte ai ka rrëzuar kërkesën e Dojës, por vijimin e procedurave për kërkesën e ekstradimit. Doja ka kundërshtuar disa herë, duke pretenduar se qysh në fillim ky ka qenë një proçes i parregullt.

“Ne që në fillim kemi qenë dakort për ekstradimin, por kemi kërkuar një proçes të rregullt e joformal”, çka kjo për të përbënte precedent për nje ekstradim antikushtetues.

Në seancën e sotme ka folur edhe Albino Prudentino. Gjatë fjalës së tij ai tha se ka ardhur në Shqipëri me gjithë familjen të punonte, por në kushte të paqarta është cilësuar deri mafioz. “teksa nuk jam njohur me materialet, por kam dëgjuar vetëm jehonën për mafie e krime, e kam ndjerë veten të poshtëruar dhe jo një njeri”. Duke i cilësuar gjithë proçedurat e deritanishme formale e me shkelje të të drejtave, ai ka pranuar ekstradimin, për të provuar pafajsinë në shtetin e vet. Pas kërkesës për ekstradim lexuar nga prokurori Sota, avokati Doja tha se kërkonte për këtë një gjykim të drejtë dhe të rregullt. Gjyqtarja Herila Çela ka vendosur miratimin e ekstradimit të 59 vjeçarit nga Italia, vendim për të cilin lejohet ankimim. Nga ana e palës mbrojtëse është bërë me dije se do të ketë një të tillë.
***

Nderkaq familjarët e Albino Prudentinos kane kërkuar lirimin e tij. Ka qenë djali, Maurizzio Prudentino, që ka dalë në një konferencë për shtyp. Ai tha se me besimin në drejtësinë shqiptare, ne nuk kemi ndërhyrë, por duke qenë se po dhunohen të drejtat e njeriut tonë, nuk mund të presim më. Kemi pritur të vinte dosja e tij, çka i takon në bazë të atyre çka kanë ligjëruar konventat kombëtare në të tilla raste. Sipas këtij përcaktimi ligjor, brenda 40 ditësh Albino duhej të ishte njohur me dosjen e tij, por ende nuk ka marrë atë. Po kështu, avokati i tij Ferdinand Doja në mungesë të kësaj dosje e ka të pamundur të mbrojë klientin e tij. Në këto kushte tha djali i Prudentinos, Albino Prudentinon nuk e kanë arrestuar, por kanë bërë sekuestrim personi. Ai është njohur vetëm me një faks, por jo me dosjen e tij. Ne kërkojmë lirimin e tij, duke qenë se ka kaluar afati prej 40 ditësh siç përcaktohet me ligj dhe ai mbahet ende i izoluar pa u njohur me asnjë dosje. “Po i shkelen rëndë të drejtat ndërkombëtare. Ne nuk dimë akoma ka mbërritur apo jo dosja e tij në Shqipëri”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here