Home Aktualitet Video: Ilir Meta dhe Dritan Prifti korrupsion me tenderat e hidrocentraleve

Video: Ilir Meta dhe Dritan Prifti korrupsion me tenderat e hidrocentraleve

897
0

Një video e fshehtë ku shfaqen zv.kryeministri i Republikës Ilir Meta dhe ish-ministri Dritan Prifti është transmetuar sot në mbrëmje në emisionin Fiks Fare.

Në video dëshmohet z.Meta herë duke porositur e herë duke urdhëruar ish-vartësin e tij, për të bërë emërime dhe për të dhënë tendera për persona të cilëve u është marrë rryshfet.

Për një licensë që duhet lëshuar nga ministria ku ka qenë titular Prifti, zv.kryeministri Meta pohon me gojën e tij se ka marrë 7 përqind dhe rreth 700 mijë euro.
Kaseta përmban fakte që implikojnë edhe gjyqësorin. Në një moment të bisedës Meta porosit Priftin t’i jap tenderin një komanie, dhe kur Prifti i përmend që është ende në gjykim, Meta pohon se ka folur me kryetaren e Gjykatës së Lartë dhe ajo punë është mbyllur sepse “I kam emëruar vajzën në ambasadë”.
Kaseta ka bërë shumë bujë në Tiranë, ku shihen njerëz të grumbulluar thuajse në të gjitha lokalet që shohin transmetimin që ende nuk ka përfunduar.



Disa gazetarë dhe fotografë që po qëndrojnë poshtë shtëpisë dhe zyrës së zv.kryeministrit thanë se Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, u pa të shkonte me eskortë në zyrën e Ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta dhe më pas ka dalë prej andej, ndërkohë që makina të tjera me targa Z janë parë po aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here