Home Sport Lionel Mesi fiton “Topin e artë”

Lionel Mesi fiton “Topin e artë”

1365
0

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, fitoi trofeun “Topi i artë-FIFA” për vitin 2010, me argjentinasin që e fitoi për herë të dytë çmimin pretigjioz, duke mundur kështu në mënyrë befasuese dy kampionët e botës dhe shokët e tij të ekipit, spanjollët Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandez.

Ky ishte çmimi i parë i përbashkët, që erdhi nga shkrirja e “Topit të artë” që jepej më parë nga revista “France Football” dhe çmimit i FIFA-s, “Lojtari më i mirë i botës”.

Edhe pse Mesi, fitues edhe i vitit 2009, fitoi vetëm kampionatin spanjoll – dështoi në Kampionatin Botëror me Argjentinën (madje pa shënuar edhe një gol të vetëm), ai fitoi votat e gazetarëve, trajnerëve dhe kapiteneve të ekipeve kombëtare nga e gjithë bota.

Lionel Mesi grumbulloi 22.65% të votave, duke i paraprirë shokëve të tij të ekipit, Andres Iniesta (17.36%) dhe Ksavi Hernandez (16.48%).

Kleriku Desdond Tutu mori medaljen “presidenciale” të FIFA-s nga presidenti i FIFA-s, Jozef Blater, për kontributin e tij në futbollin e të rinjve, por dhe për mbështetjen që dha për organizimin me sukses të Botërorit të Afrikës së Jugut.

Çmimin “Fair Play” e mori ekipi i femrave të Haiti U-17, për kontributin e saj gjatë tërmetit të janarit 2010, gjatë të cilit trajneri i saj humbi trajnerin.


Mesi: “Nuk e prisja”

“Është një ditë speciale për mua”, – tha Mesi pas fitimit të trofeut. “Nuk e parashikoja të fitoja sot. Gjithmonë është një burim lumturie të jem këtu me shokët e mi dhe për më tepër të fitoj”. Mesi mundi shokët e tij të ekipit te Barcelona, Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandez.

8 fitues nga Barcelona

Barcelona tani ka tetë fitues të topit të artë. Lionel Mesi pason brazilianin Romario (1994), Ronaldo (1996 dhe 1997), Rivaldon (1999) dhe Ronaldinjon (2004 dhe 2005). Çmimi prestigjioz jepet nga “France Football” që nga viti 1956.

Hoze Murinjo, trajneri i vitit

Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinnjo fitoi çmimin prestigjioz si trajneri më i mirë i vitit 2010, duke mposhtur konkurrencën e Pep Guardiolës së Barcelonës dhe Visente del Boske, teknikut të kombëtares spanjolle.

Silvia Neid, trajnerja e vitit

Silvia Neid u përzgjodh si trajnerja e vitit, duke fituar çmimin përkatës. Trajnerja e Gjermanisë, kampione bote, fitoi me 24.06% të votave, duke lënë pas Maren Majnert (Gjermani U-20, 18.26%) dhe Pia Sundhejxh (SHBA, 11.68%).

Goli më i bukur i Altintopit

Goli i turkut Hamit Altintop, u përzgjodh si më i mirë midis dhjetë golave të propozuar. Altintop fitoi çmimin “Pushkash” të akorduar nga FIFA për vitin 2010, për golin e tij në Kazakistan-Turqi (kualifikueset e Euro 2012).

Marta, “Topi i artë” për femra

Braziliania Marta u zgjodh si futbollistja më e mirë femër për vitin 2010, duke e fituar çmimin prestigjioz për pestin vit. Në garë ishin edhe kosovarja që luan në Gjermani, Fatmire Bajramaj, si dhe gjermania Birgit Prinz.

Skuadra ideale e vitit 2010

FIFA përzgjodhi edhe skuadrën ideale të vitit 2010: Iker Kazijas, Zherard Pike, Karles Pyjol, Maikon, Lusio, Ksavi, Andres Iniesta, Uesli Shnajder, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe David Vija.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here