Home Sport Liga e Kampioneve: Ekipet e medha nuk zhgenjejne ne grupe

Liga e Kampioneve: Ekipet e medha nuk zhgenjejne ne grupe

750
0

Ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampioneve ofruan spektakël dhe gola pa fund. Arsenali ishte në një mbrëmje të jashtëzakonshme në “Emirates Stadium” duke shkatërruar 6-0 portugezët e Bragës. Tre gola në pjesën e parë nga Fabregas (9’, 11-m), Arshavin (30’) dhe Shamakh (34’) si dhe tre të tjerë në 45 minutat e dytë, Fabregas (53’) dhe zëvendësuesi Vela (63’ dhe 84’) dëshmuan se “Topçinjtë” e Arsen Vengerit janë midis skuadrave favorite për të fituar Ligën e Kampioneve, pavarësisht se kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Po për grupin H, ukrainasit e Shahktar Donetskut fituan 1-0 me Partizanin e Beogradit me një gol të realizuar nga kroati Sërna (71’).

Çelsi u tregua i pamëshirshëm me debutuesen sllovake, Zilina, duke fituar me rezultatin dominues 4-1 në “Pop Dubnom”. Mikael Esien (13’) çeli serinë e goleadës blu, për t’ia lënë radhës sulmuesit francez, Nikolas Anelka të realizonte dopjetën e tij në harkun e katër minutave (24’ dhe 28’). Starixh (48’) shënoi golin e katërt për skuadrën e Ançelotit, ndërkohë që për vendasit mendoi Oravec (55’) i Çelsit, duke shënuar një autogol në favor të Zilinës, të cilët shijuan një gol historik kundër një gjigantit të tillë si kampionëve të Anglisë. Po në këtë grup (F), Spartaku i Moskës fitoi 1-0 në Marsejë, falë një autogolin e Azpilikuetës (82’).

Reali i Madridit duket se funksionon më mirë në Ligën e Kampioneve se sa në kampionatin spanjoll. Trupa e udhëhequr nga trajneri Hoze Murinjo triumfoi 2-0 ndaj Ajaksit të Amsterdamit më dy gola të realizuar nga argjentinasi Gonzalo Higuain, nga një në çdo pjesë loje (31’ dhe 73’). Higuain u bë lojtari i gjashtë pas ndeshjeve të ditës së parë që shënon dy gola, po aq sa Lionel Mesi (Barcelona), Nikolas Anelka (Çelsi), Sesk Fabregas (Arsenal), Karlos Vela (Arsenal) dhe Zlatan Ibrahimoviçit (Milan).

Milani iu fal cilësive të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, i cili shënoi dy gola në harkun e tri minutave (66’ dhe 69’), duke sigluar një fitore aspak të lehtë me francezët e Okserit në grupin G.

Në grupin E, Bajerni mundi 2-0 Romën në “Allianz Arena” me golat e dyshes së zakonshme Tomas Myler (79’) dhe Miroslav Kloze (83’), ndërkohë që rumunët e Kluzhit fituan 2-1 me zviceranët e Bazelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here