Home Ekonomi Genti Sejko miratohet si Guvernatori i ri i BSH me 105 vota...

Genti Sejko miratohet si Guvernatori i ri i BSH me 105 vota pro

677
0

gent-sejko1Gent Sejko do të jetë drejtuesi i ri i Bankës së Shqipërisë. I propozuar më herët nga Presidenti Nishani për te drejtuar autoritetin më të lartë bankar në Shqipëri. Gjithashtu ai ishte miratuar edhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, për t’i hapur rrugë edhe miratimit të tij duke eliminuar kështu edhe përplasjet Mazhorancë-President për zgjedhjen e Guvernatorti të BSH.

105 deputetë kanë votuar pro, 3 kundër dhe 4 të tjerë abstenuam për zgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë.

Posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisëka ngelur vakant prej 18 shtatorit, ditë kur Parlamenti ka shkarkuar Ardian Fullanin pas skandalint të vjedhjes së thesarit të BSH, nga ku u morën 713 milionë Lekë.

Pirro Xhixho rizgjidhet në krye të AKEP
Gjatë seancës së sotme u miratua edhe Pirro Xhixho në krye të AKEP, i cili ishte propozuar që të ishte sërish në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Votat e nevojshme kanë marrë edhe 3 anëtarët e tjerë të propozuar: Anila Denaj, Ketrin Topçiu dhe Klarina Abazaj, përkatësisht një juriste, inxhiniere dhe ekonomiste, të cilët do të kenë mandat 3 dhe 4 vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here