Home Kulture Kosove-Shqiperi nenshkruajne marreveshjen e binjakezimit per dy Muzete Historik Kombetare

Kosove-Shqiperi nenshkruajne marreveshjen e binjakezimit per dy Muzete Historik Kombetare

604
0

139934

TIRANE- Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Shtetëror i Kosovës nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunim-binjakëzimit mes tyre. Ky ishte një akt që erdhi natyrshëm duke u nisur nga historia dhe trashëgimia e përbashkët kulturore që, lidh popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga titullarët e dy institucioneve, z.Melsi Labi dhe z.Arsim Mehmeti, ku të pranishëm ishin edhe nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar z.Dorian Koçi dhe specialisti Sadik Krasniqi i Muzeut Shtetëror të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z.Labi u shpreh se “Me anë të kësaj marrëveshjeje synojmë të bashkëpunojmë në fushën e Trashëgimisë Kulturore, Muzeologjisë, publikimeve, ekspozitave dhe shkëmbimit të përvojave të ekspeditave të përbashkëta në etnokulturë, histori, arkeologji e art”. Ndërsa drejtori i Muzeut Shtetëror të Kosovës, z. Arsim Mehmeti, theksoi se: “Sot, është një nga ditët më të veçanta për ne, pasi po ecim drejt rrugës që të parët na lanë amanet…

Për ne është kënaqësi dhe privilegj që ky bashkëpunim të eci përpara për t’i treguar botës se, ne i takojmë një Kombi të qytetëruar dhe të lashtë”. Në bazë të këtij binjakëzimi Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Shtetëror i Kosovës do të realizojnë projekte të përbashkëta për ngjarje, data e personalitete të historisë e kulturës kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here