Home Kulture 10 gabimet ushtarake më të mëdha

10 gabimet ushtarake më të mëdha

792
0

Çdo luftë efektive ka nevojë për shumë vendime të rëndësishme. Shumë herë, komandantët enden mes informacioneve të rreme apo gabimeve strategjike. Por, disa gabime janë të pafalshme dhe rezultojnë në ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve historike. Gabimet ushtarake në listë kanë shkaktuar humbje të panevojshme jetësh dhe mund të ishin shmangur nëse do ishin menduar pak më gjatë. I tillë është pushtimi i Rusisë nga Napoleon Bonaparte në vitin 1812. Në këtë pikë të karrierës së tij ushtarake Napoleoni nuk njihte gjë tjetër veç fitoreve. Ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës që refuzonte të bëhej aleate me të dhe kishte ushtrinë më të madhe të mbledhur ndonjëherë në kontinent. Rusët u tërhoqën në territorin e madh të vendit të tyre dhe i vunë flakën çdo gjëje. Napoleoni mbërriti në Moskë për të gjetur vetëm rrënojat e djegura. Gjatë kthimit për në shtëpi nisën telashet. Sulmet e vazhdueshme nga njësitë e vogla ruse, uria dhe dimri i keq rezultuan shkatërruese për ushtrinë prej treçerek milioni ushtarësh. Një tjetër gabim strategjik është beteja e Alamos. Gjithë çështja bën fjalë për një fortesë të vogël në një lëndinë. Santa Ana vendosi se garnizonit të përbërë nga teksanët rebelë i duhej mësuar një mësim mbi politikat meksikane, nga ushtria e tij e madhe. Ndërkohë që pamje të parë dukej shumë e lehtë që ky organizon i vogël të mundej qoftë edhe kalimthi, ushtria e madhe meksikane, për shkak të krenarisë së Santa Anna-s kaloi ditë të tëra duke mos sulmuar postën e vogël. Kjo vonesë e panevojshme i dha mundësinë ushtrisë teksane të përforcohej dhe të merrte pozicion më të mirë. Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabim të pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer. Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabimet pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer. Churchill njihet për aftësitë e tij dhe mendjen e mprehtë. Por, ky s’është shembull i mprehtësisë së tij. Churchill propozoi që të hapej një front i tretë në Mesdhe dhe të sulmonte perandorinë osmane nëpërmjet Dardaneleve. Fushata e Galipollit u zhvillua në ishullin me të njëjtin emër në Turqi, nga 25 prilli 1915 e deri më 9 janar 1916. Qëllimi ishte një sulm i përbashkët ndaj Stambollit, por kjo tentative dështoi mjaft keq me humbje të mëdha nga të dy palët duke rezultuar në një plan të llogaritur shumë keq. Luftërat është mirë të menaxhohen nga profesionistët. Lyndon B. Johnson ishte president, por ai nuk ishte ushtar profesionist gjatë luftës së Vietnamit. Kjo nuk e pengoi atë hidhte në veprim luftën që do shkaktonte humbjen e 60 mijë ushtarëve. Johnson e zgjeroi përfshirjen amerikane në Vietnam sapo mori detyrën, pas vrasjes së John F. Kennedy-t. Fatkeqësisht për trupat, Lyndon B. Johnson ndiqte vazhdimisht rezultatet e sondazheve dhe një gjë e tillë e bën të vështirë fitimin e një lufte.

Pushtimi i Rusisë
Napoleon Bonaparte, qershor 1812

Në këtë pikë të karrierës së tij ushtarake Napoleoni nuk njihte gjë tjetër veç fitoreve. Ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës që refuzonte të bëhej aleate me të dhe kishte ushtrinë më të madhe të mbledhur ndonjëherë në kontinent. Rusët u tërhoqën në territorin e madh të vendit të tyre dhe i vunë flakën çdo gjëje. Napoleoni mbërriti në Moskë për të gjetur vetëm rrënojat e djegura. Gjatë kthimit për në shtëpi nisën telashet. Sulmet e vazhdueshme nga njësitë e vogla ruse, uria dhe dimri i keq rezultuan shkatërruese për ushtrinë prej treçerek milioni ushtarësh.

Alamo
Gjeneral Santa Anna, shkurt 1836

Gjithë çështja bën fjalë për një fortesë të vogël në një lëndinë. Santa Ana vendosi se garnizonit të përbërë nga teksanët rebelë i duhej mësuar një mësim mbi politikat meksikane, nga ushtria e tij e madhe. Ndërkohë që pamje të parë dukej shumë e lehtë që ky organizon i vogël të mundej qoftë edhe kalimthi, ushtria e madhe meksikane, për shkak të krenarisë së Santa Anna-s kaloi ditë të tëra duke mos sulmuar postën e vogël. Kjo vonesë e panevojshme i dha mundësinë ushtrisë teksane të përforcohej dhe të merrte pozicion më të mirë.

Dhjami i derrat për pushkët
Maj 1857

Kjo ngjarje mund të mos jetë shumë e njohur për disa, por kjo është një nga ato ngjarjet që kanë mbetur në histori. Në vitin 187 nuk ishin prej tunxhi, por prej letre dhe për t’i mbushur ato duhej kafshuar fundi i plumbit dhe të hidhej pudra për të mbushur armën. Ndërkohë, për plumbat ishte i nevojshëm dhjami i derrave, mirëpo ushtria britanike ndodhej në Indi, ku derrat ishin të shenjtë dhe nuk prekeshin. Si rezultat, ushtarët indianë refuzuan të prekin plumbat dhe kur ato u ndëshkuan nga drejtuesit e kolonisë britanike, pjesa e tjetër u ngrit në një rebelim që zgjati 13 muaj duke shkaktuar atë që quhet rebelimi “Sepoy”.

Humbja e planeve të betejës
Robert E. Lee, shtator 1862

Gjatë Luftës Civile Amerikane, një nga cilësitë që e bënte gjeneralin Robert E. Lee të Konfederatës aq efektiv ishte fshehtësia, me të cilën lëvizte dhe vepronte. Trupat e tij dukej sikur shfaqeshin, luftonin dhe zhdukeshin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Mirëpo, në vitin 1862 kur gjenerali i forcave kundërshtare, George McLellan po lëvizte për të zënë në befasi Lee-në qëndroi në kampin ku ai kishte qëndruar më parë, u përball me një surprizë. Një ushtar gjeti një copë letër në tokë, ku ishte gjithë plani i betejës.

Mosndjekja e armikut
Gjeneral George Meade, korrik 1863

Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabim të pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer.

Injorimi i armës “Gatling”
George A. Custer, qershor 1876

Zakonisht, mes ushtarakëve është ide e mirë që kur armët më të fundit janë të disponueshme të përdoren. Arma e re “Gatling Gun” ishte mitralozi më i hershëm që kaloi testet. Custer kishte dy deri në katër të tillë dhe mjaft municion, kur vendosi të asgjësonte një “fshat të vogël indian” në breg të lumit “Little Bighorn”. Arsyeja pse Custer nuk i përdori ato ishte sepse sipas tij, mitralozat do pengonin marshimin dhe të pengonin lëvizjen. Një arsye tjetër pse ai vendosi të mos i përdorte ishte se nuk donte të turpërohej para indianëve me armë të tilla. Po t’i kishte përdorur, mbase nuk do ishte mundur.

Pushtimi i Gallipoli
Winston Churchill, prill 1915

Churchill njihet për aftësitë e tij dhe mendjen e mprehtë. Por, ky s’është shembull i mprehtësisë së tij. Churchill propozoi që të hapej një front i tretë në Mesdhe dhe të sulmonte perandorinë osmane nëpërmjet Dardaneleve. Fushata e Galipollit u zhvillua në ishullin me të njëjtin emër në Turqi, nga 25 prilli 1915 e deri më 9 janar 1916. Qëllimi ishte një sulm i përbashkët ndaj Stambollit, por kjo tentative dështoi mjaft keq me humbje të mëdha nga të dy palët duke rezultuar në një plan të llogaritur shumë keq.

Pushtimi Sovjetik
Adolf Hitler, shtator 1941

Ky është rasti ky Hitleri mund të zëvendësohet me Napoleonin dhe Rusia me Bashkimin Sovjetik, e në një farë mënyrë paraqitet sërish e njëjta histori. Operacioni “Barbarossa” ishte pa dyshim rasti më i keq i dikujt që nuk ka mësuar asgjë nga historia dhe ka përsëritur gabimin më të rëndë që është bërë në historinë ushtarake. Adolf Hitler ka shumë të ngjarë se ka menduar që ajo që i ndodhi gjeneralit të madh Napoleon Bonaparte nuk mund t’i ndodhte atij dhe vendosi të pushtonte Bashkimin Sovjetik. Rezultatet dihen.

Mikro-menaxhimi i luftës
Lyndon B. Johnson, gusht 1964

Luftërat është mirë të menaxhohen nga profesionistët. Lyndon B. Johnson ishte president, por ai nuk ishte ushtar profesionist gjatë luftës së Vietnamit. Kjo nuk e pengoi atë hidhte në veprim luftën që do shkaktonte humbjen e 60 mijë ushtarëve. Johnson e zgjeroi përfshirjen amerikane në Vietnam sapo mori detyrën, pas vrasjes së John F. Kennedy-t. Fatkeqësisht për trupat, Lyndon B. Johnson ndiqte vazhdimisht rezultatet e sondazheve dhe një gjë e tillë e bën të vështirë fitimin e një lufte.

Pushtimi i Afganistanit
Yuri Andropov, dhjetor 1979

Për shekuj me radhë, vendet jashtë Afganistanit janë përpjekur të vendosin sundimin e tyre mbi afganët. Si rezultat, afganët janë ekspertë në luftën guerile. Në vitin 1979 sovjetikët vendosën të dërgojnë një numër masiv trupash për të rrëzuar qeverinë komuniste në Kabul. Kjo u pasua nga një betejë e përgjakshme 10-vjeçare që shkaktoi shumë vdekje. Për vite më radhe helikopterët sovjetikë gjurmonin luginat për të kapur luftëtarët afganë. Sovjetikët humbën 15 mijë njerëz dhe nuk fituan asgjë si këmbim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here