Home Aktualitet Rama: Leximi i fatures elktronike vetem kater here ne vit

Rama: Leximi i fatures elktronike vetem kater here ne vit

150
0

1486393194ATAK 3_4Qytetarët shqiptarë brenda vitit 2017 do të faturohen vetëm në mënyrë elektronike, për të shmangur abuzimin nga ana e faturistëve.

Projektin e ri pilot, i lidhur ngushtë me regjistrimin e popullsisë, e shpjegoi kryeministri Edi Rama. Rama tha se projekti, i cili tashmë ka nisur në kryeqytet, parashikon që leximi i faturës së familjeve shumë shpejt të bëhet 4 herë në vit dhe jo çdo muaj.

“Brenda vitit leximi i faturës do të jetë kudo, jo më siç i duan sytë dhe ia kërkon xhepi një lexuesi, që në bazë të ryshfetit bën faturën, por siç e lexon kompjuteri. Nga ana tjetër, siç tha ministri po punohet për të vendosur një mesatare, që leximi mos të bëhet çdo muaj por 4 herë në vit. Të paguhet një mesatare mujore dhe leximi i faturës të bëhet një herë në tre muaj dhe aty të bëhet azhornimi. Nëse ka më shumë detyrime, operatori ia kthen qytetarit, ose e kundërta”, tha Rama.

Gjatë prezantimit të rezultateve nga skemat lehtësuese të OSHEE-së për abonentët në nevojë, si pensionistë apo personave me ndihmë ekonomike, kryeministri e cilësoi reformën në energji si të suksesshme, por tha se nëse kamatëvonesat do të ishin falur, ajo do të kishte dështuar që në fillim.

“Kur nisi reforma tre vite më parë, kundërshtarët tanë vunë kushtin: falini kamatëvonesat. Por nuk e mendonin që nëse ne do t’i kishim falur ato që në fillim, kjo reformë është e sigurtë që do të kishte dështuar”, theksoi Rama.

Sipas të dhënave zyrtare të OSHEE-së, deri në dhjetor 2016 kanë përfituar nga skemat lehtësuese 332 mijë abonentë, me një vlerë totale prej 147 mln dollarë, nga reduktimi deri në zerim të kamatëvonesave dhe fshirja e faturimeve abuzive për periudhën 2008-2011.

Ndërkohë që aktualisht janë edhe 68 mijë familjarë në skemën e nidhmës ekonomike, të cilët nëse dëshmojnë se janë të rregullt për pagesën e faturave mujore dhe këstit të aktmarrëveshjes me OSHEE-në, mund të përfitojnë një shumë deri në 84 mln dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here