Protestuesit e Zharrëzës u nisën tre ditë më parë në këmbë nga Fieri, për të përfunduar marshimin e tyre përballë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Pas katër ditësh marshim në këmbë, banorët e Zharrëzës mbërritën mesditën e së shtunës në Tiranë dhe u vendosën përpara Ministrisë së Energjitikës, ku kërkuan takim me ministrin.
Një përfaqësi prej 7 personash hyri në negociatë, ndërsa drejt tyre pak minuta pas mbërritjes u nis edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me disa prej protestuesve të opozitës.
Por për grevistët e Zharrëzës, simbolet politike nuk ishin të mirëpritura. Ata bërtitën në drejtim të Bashës duke i kërkuar të largohej.
Pas disa tentativash, kreu i opozitës arriti të komunikonte me protestuesit, të cilët brohorisnin. Për t’u dëgjuar Basha përdori një megafon dhe kërkoi ndjesë në emër të Partisë Demoraktike.
“Jam këtu që në emër të forcës time politike t’ju kërkojë ndjesë dhe falje për gabimet dhe dështimet tona në raport me problemin e Zharrëzës”, tha Basha.