Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur dhe një i tretë i plagosur është shënuar gjatë natës në aksin Gjirokastër- Kakavijë.
Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal në vendin e quajtur Grapsh. Policia tha se mjeti tip Ford me targa AA 928 MD dhe drejtohej nga 30-vjeçari A.N, përfundoi në kanal dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe pagagjeri i identifikuar me inicialet G. Sh.
Ndërsa një person i tretë i identifikuar me inicialet L.M ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Viktimat janë nga fshati Plesat. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.