Home Politike Shqiperia dhe Kosova bashke nen flamurin e BE-se

Shqiperia dhe Kosova bashke nen flamurin e BE-se

716
0

imagesShqipëria dhe Kosova do të bashkohen në një flamur në Bashkimin Europian. Kjo ishte kryefjala e takimit të përbashkët qeveritar mes Kosovës dhe Shqipërisë, e theksuar qartë nga kryeministri Edi Rama.

Kryeministri i Kosovës falendëroi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në çdo hap, duke theksuar se sukseset e Prishtinës janë padyshim edhe meritë e Tiranës.

“Vlerësoj se kjo mbledhje sot, përpos të tjerave, do të jetë një shtysë përpara për një proces sa cilësor dhe të domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore në Ballkan. Ne jemi për dialog me të gjithë edhe me Serbinë”, tha Mustafa.

Kryeministri Rama tha se përtej bashkëpunimit si dy vende, mbledhja e qeverive shqiptare promovon bashkëpunimin brenda kombit si qëllimi kryesor të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Rama tha se procesi i Berlinit ka krijuar një mundësi unike për të hequr barrierat në rajon duke hapur rrugë bashkëpunimi mes kombeve.

“Duke bazuar politikëbërjen tonë në realitetin e një toke, një popullit dhe një ëndrre të përbashkët, së bashku kemi transformuar kufirin nga një hendek i madh ndarës në një urë të re bashkëpunimi. Ëndrra jonë, bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Europian, e bazuar mbi politikëbërjen mbi realitetet dhe jo nisur nga emocionet apo nevojat për të shfrytëzuar varfërinë dhe pakënaqësinë e njerëzve duke nxitur nacionalizimin primitiv, është frymëzimi më i fortë i yni”, u shpreh

Rama theksoi fort se Shqipëria është avokati më i fortë i Kosovës në NATO, hapi i ardhshëm i natyrshëm i Kosovës, ndërsa propozoi se bashkëpunmi duhet thelluar edhe përmes krijimin ët ambasadave të përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë në kuadër të imazhit të “një kombi dhe një toke”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here