Home Ekonomi Blerjet online, ulet kufiri i pataksueshem

Blerjet online, ulet kufiri i pataksueshem

895
1

1464967889Blerjet-on-line1Ministria e Financave ka dërguar në qeveri një prjojektvendim, i cili ul kufirin e pataksueshëm të blerjeve online nga 150 euro që është aktualisht në 22 euro.

Vendimi pritet të marrë fuqi ligjore nga muaji i ardhshëm dhe me miratimin e tij, për çdo blerje nga interneti me vlerë më të madhe se 22 euro do të paguhet taksë.

Sipas legjislacionit tatimor, aktualisht taksa për mallrat e blera nga importi shkon deri në 22.4 për qind të vlerës së produktit, ku përfshihet tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksa doganore.

1 COMMENT

  1. Arsyetimi i Ministrise se Financave per ta ulur ne 22 Euro kete vlere eshte krejt i pabaze dhe varferues. Ky eshte vendim jo vetem varferues por edhe izolues per shqiptaret e njesoj si ne kohen e Enver Hoxhes kur duhej blere vetem ne Shqiperi.

    1. Qeveria me kete vendim po vret biznesin online, sepse po kerkon kthimin prapa te shqiptareve, qe te mos jene si ata qe jetojne ne boten e qyteteruar qe blejne online neper bote mallrat e deshiruara per konsum familjar. Blerjet online ne kompanite jashte vendit kryhen nga shqiptaret sepse mallrat ne Shqiperi jane me cilesi shume te dobet dhe me cmime shume te larta. Qeveria ka per detyre qe te mos lejoje qe keta te ashtuquajtur tregtare te medhenj ose Biznese te Medha (qe shpesh thuhet se jane thjesht lavatrice te parave te vjedhura te shqiptareve nga politikanet) te shesin mallra te tilla te dores se fundit me cmime stratosferike. Moskontrolli i te tilla Bizneseve te Medha nga Tatim-Taksat eshte shkelje e rende e ligjeve dhe rregullave te instutucioneve shteterore, te cilat kane detyre primare te kontrollojne Bizneset e Medha (pavaresisht kontrollit te tyre prej Kompanive private te Auditit – Kontrollit Financiar). Ne asnje vend te botes shteti nuk mund ta heqe pergjegjesine e kontrollit te imtesishem të Bizneseve te Medha, por ne Shqiperi ndodh e kunderta.
    Me pak fjale, vlera 22 Euro nuk eshte gje tjeter vecse vrasje e biznesit online te shqiptareve ose varferim i xhepave te shqiptareve, sepse ne kete menyre kerkojne te detyrojne shqiptaret qe te blejne mallrat e importit te cilesise shume te dobet me cmime shume te larta. Te tilla Biznese te Medha vazhdojne te abuzojne me shqiptaret duke servirur mallra shume te dobta dhe cmime shume te larta, por ndaj tyre nuk ka penalizime!!!

    2. Shkurajim i transaksioneve online eshte padyshim kjo ulje e vleres nga 150 Euro ne 22 Euro per blerjet online. Sa per politikat e Bankes se Shqiperise, nje Fullan iku dhe nje shoku i Fullanit u vu ne krye te BSH. Te besh blerje online brenda ne Shqiperi, eshte njesoj si te hedhesh parate ne plehra, sepse cilesia e mallrave eshte shume e dobet dhe malli qe merr eshte zhgenjyes per cmimet shume te larta qe mund te paguash per to ne Shqiperi.
    Prandaj te kerkosh inkurajim te blerjeve online brenda Shqiperise, persa kohe ka mall shume te dobet e cmim shume te larte te vendosur nga te tilla Biznese te Medha, eshte njesoj si te inkurajosh njerezit te mos blejne kurre online brenda Shqiperise.

    3. Pa dyshim qe shuma prej 22 Euro, per blerjet online jashte vendit te familjareve, u vendos per te mbledhur me shume taksa, ose me mire per te mbledhur dhjame nga pleshti, sepse te tilla jane taksat qe mund te grumbullohen nga blerjet online te familjareve, blerje te cilat kane rene me 60% ne 2016 krahasuar me vitin 2014. Kujtojme se ne 2014 kjo qeveri tha se rritja ne masen 150 Euro per blerjet online do sillte nje humbje pothuaj te paperfillshme. Meqe ne 2016 blerjet online te individeve per mallra konsumi kane rene me 60%, i bie qe qeveria te rriste nivelin e mostaksimit edhe me shume se 150 Euro qe te inkurajonte shqiptaret te adoptonin sado pak stilin e jeteses te vendeve te tjera me te zhvilluara se Shqiperia. Ne qofte se dikush interesohet qe te marre taksa nga xhepat e shqiptareve duke ulur nivelin e blerjes online per familjaret ne 22 Euro, kete e ben per te varferuar shqiptaret dhe qe parate te shkojne ne koncesione, per te cilat shqiptaret po paguajne qimet e kokes dhe per te cilat nderkombetaret po shprehen se keto koncesionet qe po ndodhin ne Shqiperi nuk duhet te ndodhin ne nje mase te tille aq te madhe. Pse nuk reduktohen koncesionet qe populli dhe nderkombetaret i quajne te panevojshme?! Natyrisht qe koncesionet nuk rrisin konsumin e brendshem, sepse keto para te koncesioneve dalin nga xhepat e shqiptareve dhe keshtu shqiptaret blejne me pak mallra dhe konsumi i brendshem ulet edhe më shume. Keshtu pra, me sa duket nuk eshte halli te stimulohet konsumi i brendshem, sepse konsumi i brendshem nuk stimulohet me koncesione aq te shumta me shifra qindramilione Euro. Prandaj blerjet online nuk u ulen ne vleren 22Euro qe te stimulojne konsumin e brendshem, por qe parate e blerjeve online per mallra konsumi familjar, edhe pse shume pak ne vlere, te shkojne per koncesione te panevojshme qe varferojne popullin shqiptar. Vendet e tjera kane me bollek mallra cilesore te prodhuara brenda vendit te tyre, kurse Shqiperia eshte nje vend i varfer ku prodhimi i brendshem i mallrave eshte pothuaj zero dhe alternativat per te blere ne Shqiperi jane vetem nga importi dhe me importin abuzohet ne Shqiperi me mallra importi te cilesise shume te dobet dhe cmime te tyre abuzive sa shumefishi i vlerave reale te mallit, per te fituar para me thase me metoda te tilla qe vjedhin shqiptaret.

    4. Do rritet evazioni padyshim, sepse 1/3 e shqiptareve jetojne ne emigracion dhe keshtu emigrantet do kryejne blerjet online per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi dhe kur emigrantet t'ua sjellin mallrat ne Shqiperi, do i marrin ne kesh parate e shpenzuara prej shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi. Mallrat ne Shqiperi kushtojne 5-fish e ndoshta deri edhe100-fish i cmimit te mallit me cilesi shume te dobet te blere ne Kine apo Turqi, kurse me blerjet online jashte Shqiperise me disa here më pak para se cmimi i mallit me cilesi shume te dobet qe gjen ne Shqiperi, mund te blesh mall me cilesi shume te mire. Shqiperia ka qe ne 1944 qe ka pasur fatin e keq te kete edhe politikane kleptomaniake, te pangopur dhe anadollake. Prandaj edhe FMN ka folur per tronditje te themeleve te ekonomise me koncesionet e panevojshme dhe vlera koncesionesh ne stratosfere qe varferojne xhepat e populit shqiptar dhe ulin konsumin. FMN kurre nuk sugjeroi te ulet ne 22Euro niveli i blerjes online per familjaret dhe kurre nuk foli per Biznesin e Vogel, por vetem per masa te rrepta per Bizneset e Medha qe vjedhin dhe pastrojne parate e politikaneve hajdute.
    Nje nga tellallet e vendimit varferues dhe krejt te pabaze te shumes 22 Euro dhe qe me sa duket paguhet per te bere komente online ne gazeten e Mjeros me emrin Albi thote se nuk ka problem te paguash per te blere nje bluze online 9 Euro ne vend te 7 Euro. Por sa per vleren e bluzes qe ta blesh online 9 Euro ne vend te 7 Euro qe e blije me pare,ky duhet ta dije se kjo diference eshte 2 Euro dhe per blerje 150 Euro kjo humbje nga xhepi i familjes shkon ne 43 Euro dhe do te thote qe familja te shpenzoje 193 Euro ne vend te 150 Eurove qe shpenzonte. Ose kjo do te thote më pak para per familjen qe mezi ia del te jetoje ne Shqiperine e varfer dhe qe kerkon te blere mallra online jashte vendit qe te mos i dalin jashte perdorimit brenda muajit si mund te ndodhe me mallrat e blera ne Shqiperi me cilesi shume te dobet e cmime te kripura deri ne 5 apo ndoshta 100-fish nga vlera reale. Dhe per ta kuptuar cilesine shume te dobet te mallrave ne Shqiperi dhe cmimin e tyre jashtezakonisht shume te larte po kujtojme Withers, ish ambasadorin Amerikan ne Shqiperi, i cili ne nje artikull te shkruar per Shqiperine tha se te rinjve e te rejave ne Shqiperi u kishte pare te veshura rroba me cilesi shume te dobet dhe se keta te rinj e te reja ishin ata qe frekuentonin lokalet e Bllokut te Mallkuar te Komunizmit dhe qe i kishin blere veshjet nga me te kushtueshmet ne Shqiperi.

    Vendimi per uljen ne vleren 22 Euro nga 150 Euro te blerjeve online eshte varferues dhe kunder civilizimit qytetar te shqiptareve dhe Shqiperise, prandaj duhet te apelohet ne gjykate dhe duhet te perdoren te gjitha format demokratike si peticione kombetare apo forma te tjera reagimi demokratik per ta shfuqizuar sa me pare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here