Ministria e Mjedisit bëri publike rezultatet e monitorimit të cilësisë së plazheve për vitin 2016, të kryer në 99 pika monitorimi.
“90% e plazheve janë të pastra. 3 pika janë keq: Shkolla e Marinës në Vlorë, Kanali i Cukës dhe Kompleksi Giardino”, u shpreh Julian Beqiri, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Në kushtet kur në muajt në vazhdim pushuesit pritet të mbipopullojnë plazhet, duke përkeqësuar cilësinë e tyre, veç apelit për të mos frekuentuar plazhet me nivel të lartë të ndotjes bakteriale, Ministria e Mjedisit kërkoi ndërhyrjen e pushtetit lokal.
“Për këto 3 pika të merren masa që të përmirësohet cilësia dhe të kemi plazhe të pastra”, shtoi Beqiri.