Home Sport Pancerat gjermane, xhiro me avion mbi kokat e tifozeve

Pancerat gjermane, xhiro me avion mbi kokat e tifozeve

705
0

slide_358177_3975778_freeOra është 8:00. “Ju lutemi që për ar sye sigurie, askush të mos dalë në shesh, sepse Porta e Brandenburgut është e mbipopulluar”, lajmëron zëdhënësi i policisë, Jens Berger. Numri i tifozëve në shesh që do të përshëndesin kampionët e rinj të Botës i ka kaluar 450 mijët.
Përshëndetja nga avioni

Një orë më vonë, “Boeing 747-80018″ fluturon vetëm 600 metra mbi kokat e tyre. Pilotët kanë kërkuar leje të veçantë për të ndryshuar trajektoren e avionit dhe fluturuar ulët mbi Berlin përpara se të ulen përfundimisht në aeroportin “Tegel” në orën 10:10. 23 kampionët e botës duan t’i përshëndesin nga lart tifozët e tyre, të cilët i presin me ovacione, ndërsa numri i tyre, përfshirë njerëzit në rrugë dhe aeroport, i kaloi 1 milionët. Nga “Avioni i kampionëve” i pari del kapiteni Filip Lahm me trofeun, i shoqëruar nga zv/kapiteni Bastian Shvajnshtaiger, Sami Khedira dhe më pas gjithë të tjerët. Një autobus special i sponsorit “Mercedes” shoqëron skuadrën drejt një kamioni special gjysmë i hapur, i cili do të mbërrijë pas vetëm 3 orësh në Portën e Brandenburgut. Parada është e përmasave madhështore dhe ka nxjerrë në shesh shumë më tepër njerëz se kampionët e 1954-s, 1974-s dhe 1990-s.
Koreografia Gjermanët nuk i lënë asgjë rastësisë. Gjithçka është e organizuar në detaje. Në skenë, të parët do të ngjiten lojtarët, të ndarë sipas vilave ku ishin akomoduar në Kampin Bahia. I takon Podolskit, Ozilit, Mertezakerit, Khedirës dhe Ron-Robert Cilerit të shfaqen të parët: Ata hyjnë në skenë duke kërcyer dhe kënduar: “Ne jemi kampionët”. Pastaj është radha e Klozes, Mustafit, Vajdenfelerit, Krosit, Shyrrles dhe heroit Gëce, të cilët nuk ia kursejnë dhe një tallje argjentinasve: “Kështu ikën argjentinasit, kështu ikën argjentinasit”.

Miro në lot
Fjalët e Krosit: “Miro, ti je më i miri” përlotin golashënuesin më të mirë të Kupës së Botës, ndërsa është radha e Nojerit, Drakslerit, Hëvedezit, Groskrojcit, Ginterit dhe Shvajnshtaigerit për t’u përshëndetur me tifozët.

Prezantohet trofeu
slide_358177_3976398_freeNë grupin e fundit janë Humelsi, Durmi, Krameri dhe Myleri ata që bëjnë sikur rrëzohen në skenë për t’i lënë vendin kapitenit Lahm që të ngrejë zyrtarisht trofeun në zemër të kryeqytetit 24 vite pasi e bënte Lotar Mateusi: nuk është trofeu origjinal, sepse ai iu dorëzua FIFA-s zyrtarisht në Rio dy ditë më parë, por kopja e famshme që do të mbahet përjetësisht nga 4 herë kampionët e Botës. E ç’rëndësi ka kjo. Gjermania është në delir. “Vetëm udhëtimi këtu ishte fantastik. Faleminderit të gjithëve”, tha kapiteni i emocionuar. Pas stafit teknik, ka lavdi edhe për kuzhinierin dhe shoferin e kombëtares. Pastaj skena i lihet këngëtares Helen Fisher.
Lamtumira Në fund kampionët dalin të gjithë së bashku dhe hapin panka
rtën më fjalët: Faleminderit tifozë, ylli i katërt është i yni! “Me mesazhin e Lëvit: ‘Pa ju ne nuk do të ishim këtu sot. Ne jemi të gjithë kampionë bote’”, – përralla e bukur e Gjermanisë ia la vendin historisë.
slide_358177_3975852_free

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here