Home Aktualitet Çifti shkon per te kerkuar azil ne Gjermani, 23-vjeçaren e shtyp treni

Çifti shkon per te kerkuar azil ne Gjermani, 23-vjeçaren e shtyp treni

528
0
ela-haziraj-miri
Ela Haziraj me te fejuarin Saimir Gjokpali

Drama e largimit nga vendi kthehet në një tragjedi të vërtetë për 23 vjeçaren shqiptare e cila kërkonte azil në Gjermani. Vajza me emrin Ela Haziraj udhëtoi së bashku me të fejuarin e saj drejt një jete më të mirë me shpresën se kjo do të realizohej por në fakt nuk ndodhi kështu. Atë e shtypi treni pak pasi mori refuzimin e qëndrimit në Gjermani.

Ngjarja, sipas gjermanes Frankfurter Neue Presse, ndodhi në orën 16.00 të së mërkurës në Neustadt/Marburg të Frankfurtit. Vajza jetonte në kampin e pritjes për refugjatët në Neustadt prej tre muajsh.

Ngjarja

treni

Çifti jetonte në nje kamp azilkërkuesish afer stacionit hekurudhor dhe gjatë kohës që ata po prisnin trenin në stacionin e zonës, treni i mallrave që ishte duke kaluar, ka përfshirë disa udhëtarë që prisnin në afërsi të stacionit, duke i dëmtuar rëndë. Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme 23 vjeçarja Ela Haziraj dhe u plagos rëndë i fejuari i saj. Autoritetet thanë se trupi i të ndjerës u dërgua në morgun e spitalit lokal. “Nga hetimet tona rezulton se kemi të bëjmë me një aksident hekurudhor”, tha një zyrtar lokal, duke folur me Frankfurter Neue Presse.

Previous articleSkenderbeu dorezohet ne fund duke shuar shpresat per kualifikim
Next articleArrestohen 2 efektive te policise, te dehur, qelluan me arme ne ajer

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here