Home Sport Skenderbeu dorezohet ne fund duke shuar shpresat per kualifikim

Skenderbeu dorezohet ne fund duke shuar shpresat per kualifikim

583
0

skenderbeu-dinamo-zagrebSkënderbeu-Dinamo Zagreb 1-2
Golat:
Shkëmbi 37’/ Soudani 66′ Pivariç 90+3′

Formacionet zyrtare
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eskardinja, Lilaj, Shkembi, Nimaga, Berisha, Latifi, Salihi; Trajner Mirel Josa
Dinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Travel, Pinto, Pivariç, Maçado, Soudani, Santos, Hodzic, Rog, Pjaca; Trajner: Zoran Mamiç
Gjyqtar: Sergei Karasev

Një fund i hidhur për korçarët e Skenderbeut. Skuadra e Mirel josës është mundur 2-1 nga Dinamo e Zagrebit në ndeshjen e parë e vlefshme për play-off të Champions League. Kampionët e Shqipërisë nuk kanë mundur dot të administrojnë avantazhin që i dha goli i Bledi Shkëmbit në pjesën e parë dhe kanë pësuar kështu 2 gola në 45 minutat e dyta të sfidës, duke e mbyllur këtë ndeshje si humbës. Tashmë kualifikimi duket shumë larg për Skënderbeun që pas një jave do të luajë ndeshjen e kthimit në Kroaci.

Pjesa e parë Një pjesë e parë e mbushur me ankth dhe emocione por që mbyllet me avantazhin e Skënderbeut. Një kryevepër e Bledi Shkëmbit i jep avantazhin korçarëve. Aksioni nisi në minutën e 36-të me Radas që lë mbrojtjen dhe del në ndihmë të sulmit. Mbrojtësi kombinon me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet në limite dhe ka faull. Goditjen e merr përsipër Bledi Shkëmbi që godet në mënyrë perfekte me të majtën dhe e dërgon topin në rrjetë. Veç ta shihje perlën e Shkëmbit. Korçarët në avantazh por që në mbrojtje vuajnë duke i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Gjithsesi 45 minutat e para mbyllen me avantazhin e Skënderbeut.

Pjesa e dytë  Pjesën e dytë Skënderbeu e nis mjaft mirë duke krijuar disa mundësi të mira por që nuk I shfrytëzon si duhet. Në minutën e 53-të Hamdi Salihi gjendet krejtësisht i lirë përballë portierit, por nxitohet dhe godet keq duke e nxjerë topin jashtë. Kroatët risin presionin dhe gjejnë golin në minutën e 66-të. Kombinime të bukura të kroatëve në zonë dhe pasimi i fundit nxjer krejtësisht të lirë Souidanin i cili i vetëm përballë portës e shtyn topin drejt rrejtës. Pas golit të barazimit kroatët marrin më shumë zemër. Skënderbeu vuan dhe lejon shumë hapësira për kundërshtarin. Atëherë kur pritej edhe vërshëllima e gjyqtarit kryesor vjen edhe goli i dytë për miqtë e Dinamos. Pivariç gjen hapësirën dhe godet në mënyrë perfekte topin në kendin ku Orges Shehi nuk mund ta mbrijë. Kroatët në avantazh Mbyllet gjithçka 1-2 dhe tashmë bëhet cdo gjë e vështirë për Skënderbeun në ndeshjen e kthimit.

MINUTAT:
Mbyllet sfida, Skënderbeu-Dinamo Zagreb 1-2
90+3′ GOL Dinamo, shënon Pivariç.
Mesfushori gjen hapësirën dhe godet në mënyrë perfekte topin në kendin ku Orges Shehi nuk mund ta mbrijë. Kroatët në avantazh.
90+2′
 Hodzic provon me një goditje tokazi, por pret Shehi.
90+1′
Mundësi e mirë për Skënderbeun, Shkëmbi kroson drejt zonës, por Abazi dhe Salihi nuk kuptohen me njëri tjetrin duke mos goditur si duhet.
90′
Kryehet edhe zvëndësimi i tretë, largohet Berisha, në fushë Leonit Abazi.
87′
Tjetër zvëndësim për ekipin e Josës. Largohet nga fusha Vangjeli, në lojë Ademir Ribeiro.
86′
Vazhdojnë rastet e njëpasnjëshme për Dinamon, Pjaca depërton bukur nga e majta dhe futet brenda zonës, godet, por topi kalon mbi traun e portës.
83′
Shpëton sërish me fat porta korçare, krosim nga e majta dhe Coriç gjuan drejt portës, por topi prek shtyllën dhe më pas përfundon jashtë.
79′
Zvëndësimi i parë te korçarët, largohet Latifi, në fushë Gerhard Progni.
78′
Nimaga merr një pasim dhe niset drejt zonës, provon me të majtën, por jashtë kuadratit.
78′
Zvëndësimi i tretë te Dinamo, largohet auutori i golit Soidani dhe në fushë futet Fernandez.
75′
Sërish Shehi që shpëton portën korçare. Portieri detyrohet të bëjë një pritje fantastike pas një goditje nga jashtë zone.
73′
Skënderbeu ka vështirësi të dalë përpara, Latifi provon por ndalet pa iu afruar zonës
71′
Zvëndësim tjetër te Dinamo, në fushë Antoliç, largohet Rog.
68′
Korçarët mundohen të kundërpërgjigjen me Berishën dhe Latifin në krahun e majtë. Të dy futbollistët kombinojnë mes tyre duke tentuar të depërtojnë drejt zonës, por largohet rreziku nga mbrojtësit.
66′ GOL Dinamo, shënon Soudani.
Kombinime të bukura të kroatëve në zonë dhe pasimi i fundit nxjer krejtësisht të lirë Souidanin i cili i vetëm përballë portës e shtyn topin drejt rrejtës.
62′
Dy mundësi të mira brenda një minute për Skënderbeun. Fillimisht Berisha niset me shpejtësi drejt zonës, por del në fundore bashkë me topin, dhe rasti i dytë është i Latifit, mesfushori gjuan nga jashtë zone, por pa ndonjë rrezik të madh për portën e Eduardo.
61′ 
Zvëndësim te skuadra e Dinamos së Zagrebit largohet Maçado, në fushë Coric.
60′
Korçarët janë mbyllur në mbrojtje dhe nuk lejojnë hapësira.
56′
Pjaca për Dinamon depërton brenda zonës duke lënë mbrapa Jashanicën, hedh topin në qendër, por largon rrezikun Marko Radas.
53′
E pabesueshme çfarë humbet Hamdi Salihi. Sulmuesi gjendet krejtësisht i lirë përballë portierit, por nxitohet dhe godet keq duke e nxjerë topin jashtë. Shans që zor se mund të vijë sërish.
52′
Sërish një rast i mirë për Skënderbeun. Shkëmbi shërben për Latifin në të djathtë, ky i fundit godet fuqishëm drejt portës, por portieri e devijon në goditje kendi.
50′
Krosim drejt zonës nga krahu i majtë për Dinamon dhe për pak sa nuk shënojnë pas një tentative me kokë nga Hodzic.
49′
Ndërhyrje e ashpër e Kristi Vangjelit në mesfushë ndaj Pivariç dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
47′
Rast i mirë për Skënderbeun. Aksion i shpejtë i korçarëve me Berishën në krahun e majtë, mesfushori hedh topin drejt qendrës por Nimaga nuk arrin dot për ta shtyrë drejt rrjetës.
46′
Ka filluar pjesa e dytë, kësaj here topin e luajnë kroatët e Dinamos.
Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Dinamo Zagreb 1-0
44′ Edhe njëherë vendimtar Orges Shehi i cili bën një pritje spektakolare duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt.
43′ Pjaca simulon në zonë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
40′ Pas golit korçarët kthehen mbrapa dhe munfohen të administrojnë lojën.
37′ GOOOOOOOL SKENDERBEU Goditjen e merr përsipër Bledi Shkëmbi që godet në mënyrë perfekte me të majtën dhe e dërgon topin në rrjetë. Veç ta shihje perlën e Shkëmbit. Korçarët në avantazh.
36′ Aksion i shpejtë i Skënderbeut me Radas që lë mbrojtjen dhe del në ndihmë të sulmit. Mbrojtësi kombinon me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet në limite dhe ka faull.
31′ Krosim nga e majta, Soudani godet me kokë rrezikshëm dhe topi prek traversën duke dalë më pas jashtë. Kërcënues sërish futbollistët e Dinamos.
28′ Rast i mirë për kroatët, një top i gjatë neglizhohet nga mbrojtësit e Skënderbeut dhe për pak sa nuk shënon Hodzic.
26′ Nisen sërish me shpejtësi korçarët në krahun e djathtë me Latifin dhe Vangjelin, ky i fundit pengohet në mënyrë të parregullt dhe ka faull.
22′ Aksion perfekt i Skënderbeut me Latifin që kombinon bukur me Salihin, por ndalen në momentin e fundit. Megjithatë topi mbetet aty dhe Berisha tenton të gjejë hapësira, largojnë mbrojtësit kroatë dhe topi shkon te Shkëmbi, kapiteni gjuan nga jashtë zone me të majtën, por topi që kalon fare pranë traut të portës. Marrin zemër korçarët.
20′ Skënderbeu vazhdon të qëndrojë mbrapa, korçarët tregohen të kujdesshëm në mbrojtje dhe mundohen të dalin me kundërsulm.
15′ Konfuzion në mbrojtjen korçare dhe për pak sa nuk ndëshkohemi.
14′ Aksion i bukur i Skënderbut, Latifi pason te Berisha, ky i fundit provon me të djathtën nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.
11′ Sërish rrezikshëm Dinamo, Pinto nga e majta hedh një top drejt zonës, por për fat të mirë nbuk shfrytëzohet nga askush.
10′ Berisha nis një aksion nga krahu i majtë, tenton të hedhë topin drejt zonës, por devijohet në goditje kendi.
07′ Rast ideal për Dinamon, Soudani gjuan fuqishëm me të majtën nga jashtë zone, por Shehi bën një super pritje. Ndjehen të kërcënuar korçarët.
06′ Aksioni i parë për kraotët, Pinto niset në krahun e djathtë dhe fiton një goditje kendi që nuk sjell asgjë.
04′ Goditje dënimi nga krahu i majtë për Skënderbeun, Shkëmbi kroson drejt zonës, por topi është i lartë dhe nuk shfrytëzohet nga askush.
03′ Korçarët e nisin me presing, ushtrojnë presion që në sekondat e para duke luftuar për topin e parë.
02′ Presing i Salihit në mbrojtjen kroate, korcaret fitojne goditjen e parë nga kendi.
01′ Ka filluar sfida me topin e parë të luajtur nga Skënderbeu.

Gjithçka duket gati per te startuar

20:00′ Futbollistët e Skënderbeut dhe të Dinamos dalin në fushë për të kryer nxehmjen

 

Cunat e Skënderbeut duken të motivuar para këtij takimi
skenderbeu

19:20′ Futbollistët prekin fushën e gjelbër

19: 10′ Tifozët kanë filluar të futen në stadium

19:00′ Ekipi i SKënderbeut, lë hotelin dhe niset drejt “Elbasan Arenës”

18’00 Tifozët korçarë të shumë në numër dhe ata me makina private fillojnë ”pushtojnë” Elbasanin

Forca të shumta policie kanë rrethuar stadiumin dhe po marrin udhëzimet e fundit për të nisur më pas mbarvajtjen e këtij takimi

“Ujqërit e Dëborës” ndodhen në Elbasan, në përkrahje të tyre kanë ardhur edhe tifozë nga qytete të tjera.


Huliganët “Bad Blue Boys” të Dinamos ndalohen në kufi

SuperSport raporton se në pikën kufitare të Hanit të Hotit, policia shqiptare ka ndaluar disa dhjetëra tifozë kroatë. Lajmi konfirmohet edhe nga zyrtarët e klubit korçar, që mbeten në kontakte të shpeshta me drejtuesit e Policisë së Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e takimit dhe të evitohen të gjitha incidentet.

Sipas të njëjtave burime nga Skënderbeu, tifozët dyshohet se i përkasin grupimit famëkeq, “Bad Blue Boys”. Ata u përpoqën të hynin nga pika kufitare me Malin e Zi. Të gjithë ishin të gjithë të pajisur me bileta për ndeshjen, por nuk kishin autorizim nga klubi i Dinamos për të qenë të pranishëm në stadium. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kufirin e Kroacisë me Bosnje Hercegovinën, ku sipas mediave në Zagreb, 80 tifozë të “Bad Blue Boys” që po udhëtonin drejt Shqipërisë u ndaluan.

Pjesa më e madhe e tyre ishin të skeduar për dhunë në stadiume. Pas kontrolleve në mjetet me të cilat udhëtonin, tifozëve iu gjetën mjete piroteknike. Disa prej tyre u ndaluan nga policia, ndërsa të tjerë u kthyen mbrapsht. Edhe në këtë rast mungonin autorizimet e skuadrës së Dinamos, një zgjedhje e klubit nga Zagrebi, që biletat në dispozicion vendosi t’i shpërndante vetë, për të shmangur që ato të binin në duart e tifozëve problematikë. Megjithë këto masa dhe kontrollet në kufi, dyshohet se një numër i konsiderueshëm ultrasish kroatë ndodhen në Shqipëri. Policia ka njoftuar se personat pa autorizim nuk do të hyjnë në stadium. Mbi 400 uniformat blu dhe personeli i sigurisë prej 250 personash, do të kenë edhe mbështetjen e 4 oficerëve të sigurisë nga Kroacia, të cilët do të zbulojnë huliganët, për të mos i lejuar të hyjnë në stadium.

13:00′ Te biletaria e stadiumit “Elbasan Arena” kishte ende radhë nga persona që duan të pajisen me bileta

Skënderbeu-Dinamo Zagreb, statistikat “pro” korçarëve
• Palët takohen për herë të parë në garat europiane. Gjithashtu, është edhe takimi i parë i Skënderbeut me kundërshtarë kroatë.

• Eksperienca e vetme e Dinamos së Zagrebit me një kundërshtar shqiptar është ajo e Tiranës në sezonin 1996-1997 duke i fituar të dy përballjet me një rezultat në total, 10-2. Kjo ndeshje ishte për turin paraeliminator të Kupës UEFA. Dinamo, në këtë vit, drejtohej nga trajneri Oto Bariç, i cili më vonë u bë trajner i Kombëtares shqiptare.

Ecuria

• Dinamo ka arritur në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve në sezonin 2012-’13, por në sezonin 2013-’14 u eliminua në raundin “play-off” nga Austria e Vjenës.

• Skënderbeu ndodhet për herë të parë në raundin “play-off” të Champions-it, duke hyrë në historinë e futbollit të klubeve shqiptare, pasi bëhen klubi i parë shqiptar duke siguruar një fazë kaq të madhe në veprimtaritë europiane.

• Skënderbeu është i pamposhtur në shtatë ndeshje europiane të luajtura në shtëpi, 6 fitore dhe 1 barazim.

• Dinamo nuk është munduar në asnjë nga katër ndeshjet eliminatore të Champions-it në këtë sezon, 1 fitore dhe 3 barazime.

• Shqipëria dhe Kroacia kurrë nuk janë takuar më parë në nivele të larta të futbollit ndërkombëtar.

• Në 12 ndeshjet e zhvilluara mes klubeve kroate dhe shqiptare në veprimtaritë europiane, bilanci është për kroatët me 6 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

• Ekipet shqiptare janë të pamposhtur në pesë takimet e fundit ndaj kundërshtarëve kroatë, 4 fitore dhe 1 barazim. Lidhjet mes klubeve

• Mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radas, është produkt i akademisë së Dinamos, por në asnjë rast nuk luajti me ekipin e parë. Disa futbollistë të Skënderbeut kanë përvojë në futbollin kroat: Sabien Lilaj (Lokomotiva Zagreb 2011-’12), Arbër Abilaliaj (Inter Zapreshiç 2010-’12), por edhe sulmuesi bullgar Ventsislav Hristov (Rijeka 2014-’15).

• Lilaj ka luajtur me Domagoj Antoliç dhe Josip Pivariç të Dinamos te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

• Dinamo krenohet me talentin shqiptar, mesfushorin 18-vjeçar Endri Çekiçi, pjesëtar i Kombëtares shqiptare U-21. Babai i tij, Ylli Çekiçi, është një ish-lojtar i Skënderbeut.

• Mesfushori i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, ka lindur në Kroaci dhe luan me Kombëtaren e Maqedonisë, por është shqipfolës.

 

Skënderbeu, 14.7 milionë euro për të mundur Dinamon e Zagrebit
Në lojë është histori, një përrallë e bukur, e cila mund të ketë edhe një fund… milioner. Që Skënderbeut nuk do t’i mungojë asgjë për të luftuar deri në sekondën e fundit kundër Dinamos së Zagrebit, kjo është e garantuar, duke qenë se korçarët, përveç përmirësimit të prestigjit të tyre, do të luftojnë edhe për një “thes” me miliona euro të cilët asnjë klub shqiptar nuk i ka ëndërruar ndonjëherë, e jo më të ketë luksin që t’i ketë në buxhet, pas një dueli që zgjat vetëm 180 minuta. Kampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar deri tani 700 mijë euro; 300 mijë nga pjesëmarrja në turin e dytë eliminator dhe 400 mijë të tjera nga ajo në turin e tretë, por ndërkohë, faza “play-off” do t’i bëjë edhe më të pasur. Në rastin më të keq, por me shpresën që do ndodhë krejt e kundërta, Skënderbeu do të arkë- tojë 3 milionë euro, nëse eliminohet nga Liga e Kampioneve, duke e dërguar shifrën e përfitimit në 3.7 milionë. Por, këtyre “numrave” do t’u shtohen edhe 2.4 milionë euro të tjera, që u dhuron UEFA skuadrave të kualifikuara për në fazën e grupeve të Ligës së Europës, duke e dërguar përfitimin total në 6.1 milionë euro. Por muzika do të jetë krejt tjetër, nëse Skënderbeu mposht kampionët kroatë. Përveç 700 mijë eurove të deritanishme, bardhekuqtë, në rast kualifikimi, do të arkëtonin 2 milionë euro për suksesin në fazën “play off”, plus 12 milionë euro të tjera për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, për një total prej 14.7 milionë eurosh, të cilat mund të jenë edhe 14.7 milionë arsye, për të bërë 180 minutat më të mira të historisë së këtij klubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here