Home ShowBiz Armina merr nje tufe me trendafila nga Shkelzeni

Armina merr nje tufe me trendafila nga Shkelzeni

689
0

armina-trendafilaFinalja e “Dancing With The Stars”, mes shumë surprizave të përgatitura për publikun artdashës nga produksioni i këtij spektakli, kish rezervuar një të tillë, jo më pak mbresëlënëse, edhe për një nga prezantueset e këtij edicioni të katërt, Armina Mevlanin. Pak përpara fillimit të mbrëmjes gala, mbërriti në zyrat e produksionit kjo superbuqetë me trëndafila, të kompozuar në formë zemre, e cila kishte si marrëse bukuroshen Mevlani…

E emocionuar pa masë nga ky gjest romantik, Armina u përlot pasi pa atë çka ishte shkruar në pusullë… Dedikim të cilin, me gjithë përpjekjet për ta fshehur, e lexuan edhe të tjerë, prej nga ku “Bluetooth” arriti të zbulojë përmbajtjen e tij: “Shkëlqe si princeshë, digj si venus dhe jep sharmin që vetëm ti di ta japësh. Z”. Shumë prej jush mund të jenë konfuzuar nga iniciali i vendosur në fund të pusullës, pasi emri i djalit me të cilin Armina flitet të ketë një histori dashurie ka një tjetër shkronjë të parë, por “Bluetooth” zbulon sot domethënien e tij… Z – është shkronja e parë e emrit të shkurtuar të Shkëlzen Berishës (Zeni), djalit të ish-kryeministrit të vendit, me të cilin bukuroshja Mevlani jeton prej disa kohësh një histori të bukur dashurie.

Duke iu rikthyer sërish luleve dhe spektaklit “Dancing With The Stars”, menjëherë pas përfundimit të tij Armina ka hedhur në ‘Instagram’ foton e luleve me nënshkrimin: “Mashkulli im në finalen e ‘Dancing With The Stars’ më bëri surprizë këtë buqetë të bukur me trëndafila, me një dedikim shumë romantik. Ai e di si të më bëjë mua të lumtur dhe të dashuruar… Të dua”, – ka shkruar prezantuesja e qeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here