Home Aktualitet Vlorë, përleshje me armë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Vlorë, përleshje me armë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

516
0

Një person ka gjetur vdekjen dhe 5 të tjerë janë plagosur në Vlorës si rezultat i përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve të forta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” të qytetit bregdetar ku si pasojë e një grindje të përgjakshme ka gjetur vdekjen Niko Mataj 37 vjeç, dhe janë plagosur Zaim Çela 33 vjeç, Arben Çela 42 vjeç, Elidon Aliaj 27 vjeç, si dhe vëllezërit Altin dhe Edlir Leskaj përkatësisht 37 dhe 35 vjeç.
Sipas policisë gjithçka ndodhi në pronën e viktimave dhe autor i krimit është Altin Leskaj i cili bashkë me vëllanë u konfrontuan me të ndjerin Niko Mataj dhe pronarin e zdrukthëtarisë pranë banesës së tyre, Arben Çela, vëllanë e këtij të fundit dhe një shokun e tyre, pasi ishin duke luajtur tavëll dhe bënin zhurmë në lojë e sipër.
Fillimisht konflikti është zhvilluar me sende të forta e më pas ka degraduar në të shtëna arme zjarri nga ana e vëllezërve Leskaj, nga të cilat ka mbetur i vdekur në vend 37-vjeçari Niko Mataj.
Mbas ngjarjes Altin Leskaj, është shoqëruar në Komisariat së bashku me armën e dyshuar të krimit, një pistoletë tip TT model 54. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja dhe një krehër pistolete TT si dhe një çekan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here