Home Sport Avioni i Manchester rrezikon perplasjen

Avioni i Manchester rrezikon perplasjen

643
0

MojesFrikë dhe ankth për avionin që transportonte skuadrën e Junajtid në Gjermani përpara ndeshjes me Leverkusenin. Vetëm 400 metra larg pistës së aeroportit të Këlnit, avioni është detyruar të heqë dorë nga ulja për shkak se në pistë ndodhej një avion tjetër. Ndryshim i papritur i kursit për pak rezultoi fatal, sepse avioni kishte nisur manovrën e uljes. Pilotët kanë reaguar shpejt, duke rifituar lartësi sa u lirua pista dhe janë ulur me sukses 10 minuta më vonë. Një manovër pa incidente, por që ka trembur jo pak kampionët e Anglisë. “U ulëm në Gjermani… sapo…kryem një ulje të shqetësuar”, – shkruante në “Twitter” Rio Ferdinand. Mançester Junajtid e kujton edhe sot e kësaj dite historinë e dhimbshme të 6 shkurtit 1958, kur avioni i “British Airways” u përplas në tentativën e tretë për t’u ulur në aeroportin e Mynihut. Në bordin e avionit ndodhej skuadra e Junajtid, bashkë me tifozët dhe gazetarët, duke shkaktuar një bilanc tragjik me 44 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here