Home Aktualitet Akuzat e Dick Marty, Prokuroria: Janë të vjetra, pa bazë ligjore

Akuzat e Dick Marty, Prokuroria: Janë të vjetra, pa bazë ligjore

482
0

Prokuroria e Pergjithshme i ka cilesuar si te vjetra dhe te pabaza ligjerisht akuzat e raportuesit te keshillit te Evropes Dik Marti.Ne nje konference te posacme per shtyp organi i akuzes ka deklaruar se ky institucion nuk ka dijeni per keto te dhena ndersa nuk i eshte parqitur ndonje kerkese per hetim nga asnje organ nderkombetar.

“Akuzat për trafik të organeve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të ushtarëve serbë të zënë rob gjatë luftës në Kosovë janë tashmë të vjetra, të ezauruara dhe pa asnje baze vërtetësiePretendimet  e paraqitura së fundmi në raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Dik Marti, mbi ekzistencën e bazave të tilla ku presupozohet se janë kryer transplante, si në Fushë Krujë a diku gjetkë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të dhëna për të cilat Prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe për të cilat nuk është njoftuar apo paraqitur kërkesë për hetim nga asnjë organ hetimor ndërkombëtar”, deklaroi Plator Nesturi, zedhenes i Prokurorise se Pergjithshme.

Sipas raportuesit të Keshillit te Evropes Dick Marty në Shqipëri dhe Kosovë gjatë vitit 1999, serbëve të kapur rob nga forcat e UÇK-së u janë hequr organet, të cilat më pas janë trafikuar. Raporti vë në dukje gjithashtu se kryeministri i Kosovës ka qenë gjatë kohës së luftës shef i Grupit të Drenicës, qe sipas Martit ishte një grup mafioz që kontrollonte trafikun e drogës dhe atë të organeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here