Home Politike Prapaskenat:Ben Blushi bën paqe më Ramën, gati të behët kryetar grupi

Prapaskenat:Ben Blushi bën paqe më Ramën, gati të behët kryetar grupi

596
0

Paqja mes Edi Ramës dhe Ben Blushit duket se është më afër se kurrë. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se ditët e fundit janë intensifikuar takimet mes kreut të PS dhe deputetit të Korçës. Një javë më parë dy politikanët e rëndësishëm të Partisë Socialiste kanë zhvilluar një takim kokë më kokë në një nga lokalet e Tiranës. Mësohet se Rama ka diskutuar me Blushin situatën politike brenda opozitës por dhe atë që po ndodh në vend. Rama gjatë gjithë këtyre ditëve ka vendosur t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit Ben Blushit për të krijuar një klimë të mirë brenda PS-së para zgjedhjeve të 8 majit. Nga ato që po përflitet në korridoret e selisë rozë bëhet fjalë se Rama i ka propozuar Blushit të marrë në dorë frenat e Grupit Kuvendor të PS-së dhe Gramoz Ruçi të mbetet vetëm kreu i Asamblesë Socialiste.
Blushi drejt postit të Ruçit?
Për shkak të ekuilibrave brenda partisë, Gramoz Ruçi është i gatshëm të lërë postin e tij për Blushin. Pritet që në ditët në vijim të kemi dhe një kthesë të Blushit për sa i përket gjuhës ndaj mazhorancës. Madje thuhet se deputeti i Korçës do të jetë që në pranverë të vitit të ardhshëm në krye të Grupit. Nëse kjo do të jetë një lëvizje reale apo do të mbetet në negociata, do të vërtetohet gjatë muajve të ardhshëm. Blushi dhe Rama prej një viti e gjysmë kanë pasur një marrëdhënie aspak miqësore pasi deputeti i Korçës ka kërkuar largimin e Ramës nga PS pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit. pak javë më parë i pyetur lidhur me njëjaksion të ri politik jashtë PS-së, Blushi u shpreh se do të pranonte të ishte një ushtar në PS se gjeneral pa parti.
Strategjia e re e Ramës
Kreu i opozitës prej muajsh ka nisur të afrojë rreth vetes të gjithë zërat që më parë kanë qenë kundër tij. Pak ditë më parë ai propozoi që të bëhen pjesë e Asamblesë kombëtare të PS disa figura që ishin të pakënaqur me të, si Agron Duka, Musa Ulqini Stefan Çipa, etj. Po ashtu Rama ka lidhur një aleancë me Petro Koçin si dhe të gjithë figurat që u larguan nga LSI-ja. Kjo strategji e Ramës duket se po bëhet përpara zgjedhjeve të 8 majit të vitit të ardhshëm ku Edi Rama duket se do të jetë kandidati zyrtar i opozitës së bashkuar. Me largimin e Ilir Metës dhe LSI drejt mazhorancës, Rama ka nisur të bëjë llogaritë mirë se kush do të jenë aleatët e rinj të cilët do ta nxjerrin për herë të katërt kryetar të Bashkisë së Tiranës.
LMN
Ben Blushi prej zgjedhjeve të shkuara u bë pjesë e një grupi i cili nga media u quajt “Lëvizja për Mendim Ndryshe” së bashku me katër kolegë të tjerë të cilët kërkuan largimin e Edi Ramës nga drejtimi i partisë. Ky grupim fillimisht ishte mjaft i fortë duke bërë seriozisht të lëkundeshin pozitat e Edi Ramës nga shefi i opozitës. Me kalimin e kohës ky grup erdhi duke u zbehur. I pari që doli nga radhët ishte Arben Malaj i cili në maj të këtij vendi vendosi të futej në grevë urie ashtu siç bënë dhe deputetët e tjerë pro Ramës. Më pas edhe Marko Bello gjeti gjuhën e përbashkët me Ramën pas një dreke që patën së bashku në Tiranë. Rama drekë pune pati dhe me Harasanin, por që nuk arriti të bindte deputetin që të dilte nga grupi kundër PS-së. Pak javë më parë Ben Blushi vendosi të dilte hapur se kishte ndryshuar qëndrim duke vendosur të jetë në linjën zyrtare të PS. I vetmi që duket se nuk do të jetë më planet e Ramës është Kastriot Islami.

Rama-Blushi
Ditët e fundit është parë një intensifikim i marrëdhënieve mes Ramës dhe Blushit. Mësohet se Rama ka diskutuar me Blushin situatën politike brenda opozitës por dhe atë që po ndodh në vend. Rama gjatë gjithë këtyre ditëve ka vendosur t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit Ben Blushit për të krijuar një klimë të mirë brenda PS-së para zgjedhjeve të 8 majit. Nga ato që po përflitet në korridoret e selisë rozë bëhet fjalë se Rama i ka propozuar Blushit të marrë në dorë frenat e Grupit Kuvendor të PS-së dhe Gramoz Ruçi të mbetet vetëm kreu i Asamblesë Socialiste. Për hir të së vërtetës me përjashtim të vitit të fundit Rama dhe Blushi historikisht kanë pasur një marrëdhënie bashkëpunimi shumë të ngushtë. Me të ardhur në krye të PS, Rama vendosi si kryetar Grupi Blushin i cili mbahet mend si një nga opozitarët më të fortë.

Beqja: Shqipëria në krizë demokracie

Nën pushtetin e kryeministrit Sali Berisha demokracia shqiptare po përjeton krizën më të rëndë në këto 20 vite. Ky është konstatimi i Partisë më të madhe opozitare në vend, e cila e mbështet qëndrimin e saj edhe në analizën e Njësisë së Inteligjencës pranë revistës prestigjioze britanike “The Economist”. “Për të dytën herë rresht, në raportin “Indeksi i Demokracisë”, Shqipëria nuk klasifikohet si një vend demokratik, por si një regjim hibrid, pra si një regjim ku zgjedhjet kanë parregullsi të konsiderueshme dhe nuk janë të lira e të ndershme, ku qeveria ushtron presion mbi partitë opozitare, ku kultura politike, funksionimi i qeverisë dhe pjesëmarrja e publikut në politikë janë tejet problematike dhe jo të denja për një sistem demokratik,” u shpreh deputeti i PS, Ilir Beqja. Indeksi i Demokracisë e rendit Shqipërinë të 84-ën ndër 165 vende. Raporti është shqetësues për përkeqësimin e mëtejshëm të lirisë së medies nën presionin e qeverisë gjatë vitit 2009-2010. Sipas selisë roze, këto janë arsyet pse Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidat për ne BE. Prestigjiozja britanike raportoi se vendi ynë është në grupin e “regjimeve hibride”, në pozicionin e parafundit, para se të kalosh në “regjime autoritariste”. Indeksi bazohet në pesë kategori që përcaktojnë nivelin demokratik: duke nisur me procesin zgjedhor, liritë civile; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike dhe kultura politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here